

Pas 16 javëve të luajtura në Kategorinë Superiore, Vllaznia udhëheq me meritë të plotë klasifikimin teksa ka grumbulluar 36 pikë, nëntë pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Partizani dhe Teuta. Ajo që karakterizon shkodranët e trajnerit Tomas Bërdariç është një lojë me shumë kombinime dhe tërheqëse, por një nga “armët” më të forta është edhe lufta që kuqeblutë bëjnë deri në “frymën e fundit” për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Mjaftojnë të kujtojmë ndeshjen ndaj Tiranës në javën e tretë të Superiores kur goli i triumfit erdhi në minutën e 97, e për të vazhduar më pas me golin e datës 20 janar ndaj Bylis, ku Hoxhaj i dhuroi fitoren të tijve në minutën e 95.
Sakaq, në FSHF kanë bërë edhe një statistikë mbi skuadrat që kanë fituar më shumë pikë pas minutës së 90, dhe Vllaznia me katër pikë të fituara është e para në këtë renditje, ndërsa ka edhe ekipe si Partizani, Laçi, Tirana, Skënderbeu dhe Bylis. /VipSport.al/
Statistika:
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment