

Amad Dialo është një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit. Talenti 18-vjeçar u zhvendso në Mançester teksa do të luajë me Junajtid. Dialo ishte më parë pjesë e Atalantës, ndërsa edhe pse kishte luajtur vetëm pesë takime me ekipin e parë, anglezët ishin të bindur të paguanin për të 19 milionë paund, të cilat me bonuse shtohen me 18 miliona puand të tjera duke e çuar shifrën në total, 37 milionë paund.
Por, duke qenë se pritshmëritë për të janë të mëdha, Junajtid e sheh të arsyeshme këtë shumë, ndërsa edhe legjenda e klubit, Rio Ferdinand, e sheh Dialo edhe si një Ronaldo të ardhshëm për klubin.
“Sapo kemi blerë një djalosh nga Atalanta dhe shpresojmë që ai të bëjë mirë. Nëse shikon videot e tij, apo pyet njerëzit që u përfshinë për ta blerë atë, atëherë ky djalosh ka një potencial për të qenë lojtar i klasit botëror. Ky është mendimi i njerëzve te Mançester Junajtid.
Nuk dua të vendos presionin e Ronaldos te Dialo, por edhe Ronaldon nuk e njihte njeri kur erdhi përveç njerëzve në Portugali. Në këtë sens ky djalosh ka një ngjashmëri me të, e më pas nëse dëgjon mënyrën si flasin njerëzit për, atëherë nëse ai menaxhon mirë veten, mund të bëhet nga më të mirët”, u shpreh Ferdinand. /VipSport.al/
more recommended stories
Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!
Klubi i Barcelonës është një prej.
Inter-Lautaro Martinez, gati rinovimi me klauzolë të veçantë kundër Juventusit
Interi nuk do të bëjë ndonjë.
Besniku Imobile: Dashurinë e njerëzve në rrugë, nuk e ndryshoj për një klub që aspiron Champions
Çiro Imobile është njeriu kryesor i.
Ndëshkoi Liverpulin nga goditja e dënimit, Bruno Fernandes tregon sekretin
Maçester Junajtid mposhti në FA Cup.
Leave a Comment