Taipi: Të gjithë duhet ta dinë se jemi Skënderbeu dhe nuk e meritojmë këtë renditje, respekt për Partizanin

Skënderbeu ka marrë katër pikë në këto dy javët e fundit dhe për të besuarit e trajnerit Julian Ahmataj kjo është rruga për t’u ndjekur. Ndeshja e radhës për korçarët është në shtëpi ndaj Partizanit, teksa në një prononcim për RTSH Sport, mesfushori Shqiprim Taipi shprehet se ka respekt për Partizanin, por thekson se Skënderbeu nuk e meriton renditjen aktuale.

“Me Bylisin morëm një fitore, tani me Kastriotin morëm një barazim dhe besoj se ekipi është me më shumë vetëbesim, për shkak se vijmë nga një ecuri jo e mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Në disa momente jemi bërë më agresivë dhe jemi bërë më shumë për njëri-tjetrin dhe kjo na ka ndihmuar e vetëm kështu mund të shkojmë përpara”.

Ndeshja ndaj Partizanit- “Dimë se Partizani ka një ekip të mirë dhe duhet të kemi respekt, por të gjithë duhet ta dinë se ne jemi Skënderbeu dhe të vazhdojmë ritimin që kemi pasur me Bylisin dhe Kastriotin. Besoj që të marrim një fitore. Skënderbeu është Skënderbeu dhe do luftojmë në maksimum që gjithë lojtarët të japin maksimumin. Pikë së pari Skënderbeu nuk e meriton këtë vend ku jemi dhe shpresoj të shkojmë më përpara”, u shpreh Taipi. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al