Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tafaj anlizon derbin: Ndeshje me emocione, ja ku gaboi Tirana

Alban Tafaj ka luajtur për Tiranën por edhe për Partizanin, ndërsa ish-anësori i majtë thekson se derbi ishte një ndeshje me emocione dhe Tafaj ish-trajner te Tirana në periudha të ndryshme në një prononcim për “Sport Magazinë”, në “Ora neës”, fillimisht ka pohuar: “Derbi shfaq gjithmonë emocione. Është një derb historik në futbollin tonë, më shumë e çdo derb tjetër. Pavarësisht se kemi kaluar një vit të mbrapshtë dhe vazhdojmë të kalojmë për shkak të pandemisë. Por jemi mësuar tashmë ta luajmë pa tifozë dhe pa atë entuziazëm që japin tifozeritë e të dyja skuadrave.”

“Pati emocione, pati lojë, pati grintë dhe në fund u shpërbyle, besoj, me një gol të realizuar në një kohë kur ndeshja po shkonte drejt barazimit. Nuk është se kishte diferenca të mëdha në fushë por do të thosha se çështja e golit u zgjidh me një veprim individual, nga goditja në drejtim të portës por që nuk ishte e saktë dhe u kthye në gol nga Çinari”, – u shpreh Tafaj.

“Po t’i referohemi kampionatit të vjetshëm, Tirana hovin cilësor drejt titullit e bëri pikërisht pas derbit me Partizanin pasi është një derb i cili ka vlera të mëdha. Përveç tre pikëve jep moral edhe te skuadra për ta mbajtur atë lart.”

“Humbja e këtij derbi nuk e largon Tiranën nga titulli, por ky derb ishte moral mes dy skuadrave për të bërë diferencën ata që duan të ndjekin nga afër Vllazninë. Tiranës i është rruga më e vështirë pasi fitimi i këtij derbi do të ishte një moment kthese për skuadrën”,-tha Alban Tafaj në mbyllje të prononcimit të tij.

Erjon Saliu/Vipsport.al/