Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tafa: Çështjet burokratike më hodhën poshtë punën te Tirana, luajta edhe me Italinë, por zgjodha Shqipërinë

Shaqir Tafa ishte një nga lojtarët që Tirana vendosi t’i besonte në merkaton e verës. Por, mbrojtësi që ka qenë edhe kontigjent i Shpresave U21, për shkak të disa problemeve burokratike ku nëse kryeqytetasit do ta aktivizonin do të duhej të pagonin për formimin e lojtarit, bënë që lojtari të kthehej në Itali. Së fundmi, në një intervistë për TuttoC.com, ka folur edhe njëherë për zhgënjimin e verës, ndërsa thekson se ka shumë dëshirë për t’u rikthyer në fushë.

“Pas mos regjistrimit te Sikula Leonzio në Lega Pro, vendosa ta rinisja nga Shqipëria. Edhe sepse atje kam pasur merkato duke qenë se isha futbollisti me më shumë prezenca te Shpresat. Në gusht firmosa me Tiranën në Kategori Superiore, por në momentin që do të regjistroja kontratën dolën disa probleme burokratike. Dhe kështu, pas muajsh të tërë stërvitje dhe miqësore, akordi dyvjeçar shkoi dëm. Kanë folur shumë edhe gazetat në Shqipëri, por nuk kishte asgjë për të bërë. Kështu, u ktheva në Itali me shpresën që do të luaja për të katërtin vitë rresht në Serinë C.

Pasi jam rritur në Palermo, shkova në huazim te Monopoli dhe pastaj te Kuneo. Por, pas falimentimet firmosa me Sikula Leonzio. Më pas mungesa e nënshkrimit me Sikulan më solli transferimin “bosh” te Tirana.

Unë kam veshur edhe fanellën e dy kombëtareve. E nisa më Italinë U17, më pas më grumbulloi Shqipëria U21 dhe vendosa të kaloj me ta. Jam në pritje të debutimit me ekipin e parë, por pa luajtur është e vështirë. Tani pas zhgënjimit me Tiranën, dua të rinisem. Kam dëshirë të madhe të kthehem në fushë dhe të tregoj vlerat e mia. Shpresoj që agjenti Fusko dhe bashkëpunëtori i tij Rea të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, u shpreh Tafa. /VipSport.al/