

Merkato e janarit mund të kthejë përsëri Armando Vajushin në futbollin italian. Mesfushori ofensiv duket se është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në eksperiencën në Rumani dhe tashmë po planifikohet kthimi në futbollin më të rëndësishëm, atë italian ku ai tregoi vlerat e tij disa vite më parë.
Sipas mediave italiane, Vajushi është në kontakte për t’u kthyer përsëri te klubi i Avelinos, ku ai kishte lënë një përshtypje shunë të mirë në atë periudhë të shkurtër në të cilën veshi fanellën e kësaj skuadre në vitin 2018. Ai ka lënë pas peridhën e dëmtimeve të njëpasnjëshme që ndikuan karrierën e tij në atë periudhë dhe te Petrolul Ploieshti në kategorinë e dytë rumune është kthyer përsëri vendimtar në fazën ofensive me lojën dhe golat e tij.
Vajushi ka kontratë deri në fund të këtij sezoni te klubi rumun dhe tashmë palët po negociojnë për një kthim të mundshëm të tij në Itali, duke pasur parasysh se edhe vetë futbollisti e dëshiron një gjë të tillë. Ndaj nuk është çudi që ai të shfaqet shumë shpejt në klubin italian që aktualisht gjendet në Serinë C, me pretendime për t’u kthyer në Serinë B në edicionin e ardhshëm. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment