Superiore U21/ Kukësi e ekzagjëron me tetë gola, Vllaznia fiton klasiken. Triumfon edhe Laçi

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore U21. Ajo që bie në sy është klasikja e të vegjëlve mes Tiranës dhe Vllaznisë. Këtë sfidë e kanë fituar shkodranët me rezultatin 1-4. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë të takimit, teksa ishin bardheblutë që kaluan të parët në avantazh me anë të Bashaj në minutën e 56, mirëpo më pas erdhi përmbysja e madhe falë realizimeve të Ivziku, Xhahysa, Çoba dhe Dede.

Pas kësaj ndeshje, Vllaznia renditet në vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Tirana mban pozicionin e shtatë me 11 pikë. Ndërkohë, në takimet e tjera, Kukësi ka shkatërruar me rezultatin 8-1 Akademinë e Futbollit.

Për verilindorët spikati Zijaj me katër gola, teksa pas kësaj sfide, Kukësi renditet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Akademia e Futbollit mbyll klasifikimin me 0 pikë. Triumf edhe për Laçin me rezultatin minimal 1-0 ndaj Teutës me golin e Prengaj, me kurbinasit që mbajnë vendin e dytë me 16 pikë. Nga ana tjetër, Teuta është në vendin e nëntë me nëntë pikë. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al