

Ditën e sotme, do të luhen tre ndeshjet e fundit të javës së 14 në Kategorinë Superiore. Kështu, në kryeqytet, Tirana do të presë Kastriotin. Bardhebluve nuk iu lejohen më hapat fals pas pesë barazimeve radhazi, teksa në këtë takim kanë të gatshëm edhe afrimin e bujshëm të janarit, Taulant Seferi.
Nga ana tjetër, krutanët vuajnë mungesa, megjithatë të besuarit e trajnerit Ndreu do të provojnë të befasojnë duke qenë se edhe në fazën e parë ia dolën t’i ndalnin kampionët në fuqi. Ndërkohë, një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo e Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit. Juglindorët vijnë pasi kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit, por përballë gjejnë Partizanin e motivuar për të vazhduar pozicionimin në vendet e larta të renditjes.
Sakaq, Apolonia e trajnerit Kamarata pas barazimit në ekstreme ndaj Partizanit do të provojë të bëjë një tjetër mrekulli ndaj Laçit në shtëpi. Fierakëve iu duhen pikët për të shpresuar ende te mbijetesa, megjithatë kurbinasit e trajnerit Duro duken të motivuar për të vazhduar rezultatet pozitive të dy ndeshjeve të fundit. /VipSport.al/
Ndeshjet:
13:45 Tirana-Kastrioti
13:45 Apolonia-Laçi
13:45 Skënderbeu-Partizani
more recommended stories
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Nota e mbrojtësit/ Atalanta nuk ia doli ndaj Realit, por Gjimshiti tregoi sërish kualitetet
Atalanta, disi edhe e pafat në.
Leave a Comment