Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Superiore/ Kukësi në krizë pret kryesuesit, Teuta në shtëpi për të lënë pas humbjen

Java e 14 e Kategorisë Superiore nis me dy përballje në ditën e sotme. Në Elbasan Arena luhet një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrave përkatëse, teksa Kukësi pret Vllazninë.

Verilindorët po përjetojnë një krizë dhe prej tre ndeshjesh humbasin. Kështu, ndaj shkodranëve presin kthesën, ndërkohë nga ana tjetër, kuqeblutë kryesojnë të qetë kampionatin dhe një rezultat tjetër pozitiv vetëm sa do t’iu rriste edhe më shumë besimin për objektivin final.

Sakaq, Teuta e trajnerit Edi Martini kërkon të bëjë kthesën pas humbjes në javën e fundit përballë Vllaznisë. Durrsakët presin në shtëpi Bylisin, ndaj kërkojnë të shmangin hapata fals.

Ndërkaq, ballshiotët vijnë pas barazimit me Tiranën dhe vazhdojnë të “lundrojnë” në ujëra të rrezikshëm në klasifikim, ndaj do të kërkojnë makismumin në transfertë. /VipSport al/

Ndeshjet:

18:00 Kukësi-Vllaznia

18:00 Teuta-Bylis