

Pas fitores në Fier ndaj Apolonisë, Kukësi do të kërkojë vazhdimësinë duke qenë se kërkon të ngjisë shpejt shkallët e klasifikimit pas katër humbjeve radhazi. Verilindorët luajnë në Elbasan ndaj Bylisit, teksa ballshiotët nga ana e tyre nuk janë të qetë sa i përket klasifikimit dhe do të bëjnë maksimumin për ta dalë me pikë. Ndërkaq, Vllaznia kryesuese pret në shtëpi Kastriotin.
Të besuarit e trajnerit Tomas Bërdariç janë favoritë për të vazhduar me triumfet e tyre, megjithatë krutanët pas dy humbjeve radhazi do të provojnë të marrin pikë në Loro Boriçi. Ndërkohë, në Korçë, luhet një duel i nxehtë mes dy skuadrave që mbyllin klasifikimin, Skënderbeut të fundit dhe Apolonisë së parafundit.
Bardhekuqtë e Julian Ahmataj dhe fierakët e Fabricio Kamaratës mund ta konsiderojnë si një finale për objektivat e këtij sezoni megjithëse është ende herët dhe ka mjaftueshëm pikë në lojë. /VipSport.al/
Ndeshjet:
13:45 Kukësi-Bylis
13:45 Skënderbeu-Apolonia
16:45 Vllaznia-Kastrioti
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment