Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Superiore/ Kryesuesit luajnë në transfertë, Kukësi në Fier për të harruar krizën, sfidë delikate për Teutën

Në kuadër të javës së 15, do të luhen ditën e sotme katër ndeshje të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e Vllazninsë kanë një transfertë të sikletshme në Ballsh ndaj vendasve të Bylis. Shkodranët vijnë nga suksesi përballë Kukësit dhe janë të motivuar për të qëndruar në të paktën nëntë pikë diferencë nga ndjekësit. Por, nga ana tjetër, vendasit këtë sezon rrezikojnë qëndrimin në elitë dhe pikët në shtëpi kërkojnë t’i shfrytëzojnë maksimalisht.

Ndërkohë, një transfertë delikate mund të konsiderohet edhe ajo e Teutës në Kamzë përballë Kastriotit. Durrsakët duan vazhdimësinë pas fitores së ndeshjes së fundit përballë Bylis, megjithatë nga ana tjetër, krutanët vijnë pas disfatës me Tiranën dhe trajneri Ndreu pret reagimin e të tijve.

Sakaq, Kukësi në kruzë rezultatesh pas katër humbjeve radhazi, shpreson të rikthehet te pikët e plota në ndeshjen në transfertë përballë Apolonisë. Fierakët duken të ndryshuar nga trajneri Fabricio Kamarata dhe falë katër pikëve në dy ndeshjet e fundit, kanë rihapur llogaritë në fundin e tabelës. Ndaj, për verilindorët sfida në Fier nuk mund të konsiderohet si një “shëtitje”.

Ndërkaq, pas hapit fals me Apoloninë, Laçi ka mundësinë për t’iu rikthyer rezultateve pozitive teksa pret në shtëpi Skënderbeun. Korçarët duhet të reagojnë pasi tashmë janë në vendin e fundit të klasifikimit, mirëpo kurbinasit janë favoritë në këtë takim. /VipSport.al/

Ndeshjet:

13:45 Apolonia-Kukësi

13:45 Bylis-Vllaznia

13:45 Kastrioti-Teuta

13:45 Laçi-Skënderbeu