Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Sukaj për Vllazninë: Si e hodhën nga kategoria, mund t’ia bëjnë edhe për t’i hequr kampionatin

Xhevahir Sukaj paralajamëron Vllazninë që të ketë kujdes tani që është në vend të parë dhe që lufton për titulljn kampion. Duke folur në “Rubrika Sportive” për shkodranët, ai i paralajmëroi që të ishsin të vëmendshëm ndaj aleancave që mund t’i hiqnin nga duart titullin, siç vepruan disa vite më pare për ta hedhur nga kategoria.

“Vllaznia u bë disa ndeshje që nuk pyesin kush është përpara. Kanë qenë dominues ndaj çdo kundërshtari që kur ka filluar kampionati.

Nuk e kam besuar se do të kishin këtë ecuri. Disa javë në fillim nuk I kam ndjekur, duke parë rezultatet fillova të bëhem kurioz. Mendoj se vetëm Skënderbeu kur ishte në Europë bënte lojë të bukur si po bën Vllaznia. Mendoj se çelësi është trajenri, por duke patur edhe ndihmësat e mirë. Unë nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me trajnerët, ishin ndihmësat me të cilët komunikoja. Por Vllaznia të vazhdojë edhe 6-7 javë kështu se pastaj nuk ka se çfarë t’I bëjë askush

Gjëja e parë që duhet të bëjë është të privatizohet, se situatea që është, ku presin lekë nga Bashkia dhe ajo nuk kap shifra të majme. Nuk dilet kampion me 2400 euro rrogë mujore. Di që është drejt privatizimit, kam qenë edhe unë në diskutime me disa investitorë të fuqishëm, por për shkak të COVID e pasigurisë u la njëherë.

Vllaznia duhe të marrë ndeshjet një nga nëj, bën gabim po të mendojë ndryshe. Kastrioti është më i fortë se Bylisi, më i fortë se Partizani që vjen më pas, se asnjë ekip nuk ka diferencë. Vllaznia ka diferecnë harmoninë dhe po bën një lojë të bukur, që trajneri me sa kuptoj nuk i lë t’i bien topit, është prej kësaj mënyre loje të trajnerit që ka ardhur deri këtu.

Por të ketë kujdes, Vllazninë si u munduan ta hedhin e si e hodhën, mund t’ia bëjnë edhe për t’i hequr kampionatin. Unë rri me tifozë të të gjitha skuadrave dhe thonë shyqyr Vllaznia në vend të parë. Të jetë Tirana në vend të parë nuk durohen tifozët e Partizanti apo ekipeve të tjera”, deklaroi Sukaj. /vipsport.al/