Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Statistikat/ Analizë në detaje e Partizanit dhe Tiranës, bardheblutë nuk kanë shënjestër

Ditën e nesërme, në orën 18:00 në stadiumin Elbasan Arena, do të luhet në kuadër të javës së 15 të Kategorisë Superiore derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një ndeshje gjithmonë shumë e rëndësishme, teksa të pranishëm janë të treja rezultatet dhe nuk mund të ketë favoritë. Gjithsesi, nga statistikat e deritanishme mund të kuptohen edhe pikat e forta që kanë ekipet respektive. Kështu, Departamenti i Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka bërë një analizë në detaje të dyja skuadrave. Duke nisur nga porta, Bekaj i Tiranës dhe Hoxha i Partizanit evidentohen si shumë të rëndësishëm. Gardiani i bardhebluve është ai që kryen më së shumti dalje në lartësi, 2.09 për ndeshje, teksa Hoxha bën 1.35. Nga ana tjetër, Hoxha është ai që bën më pak pritje në kampionat 2.09 për ndeshje, ndërsa Bekaj pret 2.49 herë gjatë një sfide. Këto shifra tregojnë se mbrojtja është nga pikat e forta te të dy skuadrat, ndërsa portierët kanë bërë mirë kur janë thërritur në apel.

Sa i përket pasimeve të realizuara gjatë një ndeshje, Tirana është e dyta dhe Partizani i treti në këtë statistikë, të cilën e kryeson Vllaznia. Bardheblutë bëjnë 375.2 pasime për ndeshje, ndërsa të kuqtë 363.9. Sakaq, në përqindjen e pasimeve të realizuara saktë, Tirana është e para me 80.3%, ndërsa Partizani është në kuotën 79.3%. Nga ana tjetër, Partizani është ekipi që realizon më pak pasime të gjata në një 90 minutësh, me 46.7. Ndërsa, Tirana në këtë aspekt është me 50.1 pasime të gjata për ndeshje.

Ndërkohë, në aspektin ofensiv, Tirana është ekipi që realizon më shumë pasime që përfundojnë në 30 metra e fundit të fushës , saktësisht 56.5 për ndeshje, ndërsa me 70% është e para në saktësinë e këtyre pasimeve. Në lidhje me pasimet që përfundojnë në 30 metrat e fundit të fushës, Partizani bën 47.7 për ndeshje. Po në 30 metrat e fundit, Tirana gjuan pak drejt portës me 9.56 për ndeshje. Megjithatë, Partizani gjuan më pak 9.3 për ndeshje, por diferenca vjen te saktësia e goditjeve në portë, teksa të kuqtë janë të parët në kampionat me 44.2%, ndërsa Tirana nuk ka shënjestër dhe janë të fundit me saktësi 30.3%. /VipSport.al/