Statistika interesante/ Zbulohet ekipi dhe lojtari që driblon më shumë në Superiore

Driblimet janë një pjesë e rëndësishme e një loje futbolli, pasi kjo të jep më shumë shanse për të fituar një ndeshje, duke qenë se kështu krijohet avantazhi numeric ndaj kundërshtarit. Ndaj, jo më kot, klubet kërkojnë të kenë në organikë sa më shumë futbollistë të aftë për ta bërë këtë.

Së fundmi, një studim i bërë për Superioren, zbulohet se ekipi që bën më shumë driblime (38.4 për ndeshje) është Kukësi me verilindorët që kanë edhe përqindjen e suksesit (54.2) më të lartë bazuar në përpjekjet e tyre. Kjo pasi mundësia më e madhe është që ekipi që provon më shumë driblime gjatë 90-minutave, të mos ketë përqindjen më të lartë të suksesit. Ndërkohë, që një skuadër e cila ia del të bëjë më pak driblime gjatë ndeshjes, atëherë ka një përqindje më të lartë suksesi, siç është rasti i Vllaznisë. Shkodranët bëjnë 25.64 driblime për ndeshje, por përqindja e suksesit është e lartë, 54.1.

 

Sakaq, sa i përket lojtarëve që driblojnë më shumë, në vend të parë është Albin Gashi i Kukësit që bën 8.76 driblime për ndeshje me përqindje suksesi prej 44.44. Ndërkaq, në raport me driblimet që bën (6.79) përqindjen më të lartë të suksesit e ka lojtari i Bylis, Serxho Ujka me 60.47. /Vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al