

Drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova, foli para ndeshjes me Partizanin, që do të zhvillohet në orën 16:45 në “Niko Dovana”. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Starova u shpreh fillimisht: “Golin e Moçkës, e mbaj mend shumë mirë. Janë gjëra që nuk harrohen. Vllaznia po kryeson me meritë kampionatin. Gjithë Shqipëria ka hedhur vështrimin nga Shkodra. Kukësi me 2 fitore e ka rritur moralin, Tirana ka marrë tatëpjetën. Ndeshja e sotme i ka të 3-ja rezultatet. Një moment i mirë për të dyja skuadrat. Barazimi s’i bën punë asnjërës. Objektivi është të dalim kampion. Në objektivin për të ndjekur Vllazninë, duhet të shfrytëzojmë këtë handicap”.
“Unë e kam vlerësuar Partizanin edhe në gjendjen e mëparshme. Kanë bërë një mini-merkato të mirë. Kam pasur një konsideratë që Partizani është për titull. Më rezultonte një nga sulmet më të mira në Shqipëri.”
“Unë besoj që fakti që Teuta ka bërë 7-8 barazime në fushën e vetë. Pavarësisht atyre barazimeve, vazhdon të jetë në vendin e dytë. Nëse vazhdohet me fitore, skuadra shkon lartë. Vazhdon të jemi pretendentë, do të vazhdojë konkurrenca e madhe në ndjekje të Vllaznisë.”
“Nuk je larg fushës, ka avantazh dhe disavantazhe. Drejtimi i skuadrave është kapitull i mbyllur. Në kushte urgjente drejtori sportiv, është normale që deri sa të zgjedhësh trajnerin tjetër, drejtori sportiv mund të kthehet për ta ndihmuar skuadrën”, – tha ish-trajneri i Teutës dhe Partizanit, aktualisht drejtor teknik në Durrës.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment