Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Starova: Nuk erdha t’i bëj presion Martinit, Vllaznia surprizë këtë sezon

Teuta fitoi sot në transfertën krutane dhe duket në lojë për titullin kampion edhe pse diferenca me shkodranët e vendit të parë është e konsiderueshme. Por, në një prononcim që ka dhënë sot për “News 24”, Sulejman Starova që mban edhe postin e drejtorit teknik në radhët e skuadrës së Teutës ka pohuar se nuk është në Durrës që t’I bëj presion trajnerit Edi Martini.

Ai foli për shumë tema, duke filluar që nga objektivat e durrsakëve, e deri te disa çështje personale. Sa i përket faktit se të qënit te Teuta i bën presion trajnerit Martini, ai nuk ishte në këtë linjë.

“Zanati kryesor ishte trajneri, por jemi brënda fushës. E kam bërë edhe herë të tjera. Presioni ndaj Martinit? Kemi skuadër bashkëkohore, ku ka edhe drejtor teknik. Nuk është puna te presioni ndaj Edi Martinit. Dikush punon për objektivat, dikush për të marrë pikë e dikush për të marrë lojtarë. E filluam 5 skuadra me një objektiv. Në fund vetëm një do fitojë. Këtë sezon  u shfaq Vllaznia si një surprizë”, – tha Sulejman Starova në fund.

E.S./Vipsport.al/