Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Starova: Kallaku na tregoi se në Shqipëri ka shumë presion, edhe Kukësi mund të pretendojë titullin

Tashmë në rolin e drejtorit të Teutës, Sulejman Starova ka qenë i ftuar në emisionin Pressing, teksa ka theksuar se Kallaku u stërvit te Teuta kur ishte me pushime dhe tregoi se në ndryshim me Kroacinë, këtu ka shumë presion. Ndër të tjera, Starova foli edhe për kampionatin, duke u shprehur se tashmë pas dy fitoreve, edhe Kukësi mund ta pretendojë titullin.

“Kampionati me 10 skuadra e ka të garantuar konkurencën. Edhe në fund po bëhet luftë e lezetshme. Tirana tani është keq dhe rrezikon. Lart është garë për në UEFA. Edhe Kukësi me këto 2 fitore pas kësaj krize mund të pretendojë titullin.

Vllaznia e meriton vendin e parë dhe i falet edhe ndonjë hap fals si ai me Kastriotin, ndërkohë që Teuta e Partizani lanë pikë. Hidhërimi pas ndeshjes me Kastriotin i kthehet në bonus psikologjik pas barazimit të sotëm të Partizanit e Teutës. Kastrioti e parkoi autobusin sepse ashtu zgjodhi, por u shfaq para portës.

Kastrioti ka luajtur mirë me të gjithë. Presion? Kallaku erdhi te Teuta të stërvitej kur ishte me pushime dhe tregonte se në Kroaci ndodh ndryshe. Këtu ka presion të madh dhe shumë ndryshe nga në Europë, ku harxhohen miliona”, u shpreh Halili. /VipSport.al/