Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Specia eliminoi Romën e Kumbullës, por do e kishin bërë edhe nga tavolina… Gafë e verdhekuqve

Roma pësoi një disfatë surprizuese mbrëmjen e djeshme teksa u eliminua nga Kupa e Italisë në raundin e 1/8-tave. Verdhekuqtë u mposhtën në Olimpico, me rezultatin 2-4 në shtesë (2-2 koha e rregullt) nga Specia.

Por, sfidën ndaj ekipit të Ardian Ismajlit, verdhekuqtë ku aktivizohet edhe Marash Kumbulla, do ta kishin humbur në tavolinë dhe gjithsesi do të eliminoheshin. Kjo sepse stafi teknik me në krye trajnerin Fonseka bën një gafë qesharake pasi zëvendësuan gjashtë futbollistë, kur në fakt lejohen vetëm pesë.

Në fakt, mund të bëhen edhe gjashtë zëvendësime, por vetëm nëse janë bërë pesë zëvendësime gjatë kohës së rregullt dhe kështu në shtesë mund të përdoret një ekstra. Por, gjatë kohës së rregullt, trajneri Fonseka kishte zëvendësuar vetëm tre lojtarë, ndërsa në shtesë përdori edhe tre zëvendësime të tjera duke harruar tërësisht rregulloren.

Ndërkohë, ajo që vlen të theksohet është se Roma nuk e ka për herë të parë në këtë sezon që bën gafa të tilla protokollare duke qenë se ndaj Veronës aktivizuan Diavara, i cili nuk ishte në listën zyrtare të lojtarëve dhe kështu e humbën sfidën në tavolinë. /VipSport.al/