

Xhejms Vardi ishte një nga lojtarët kryesorë me të cilët Leistër ia doli të shpallej kampione në sezonin 2015-2016. Në atë vit, sulmuesi shënoi 24 gola duke marrë vëmendjen maksimale, megjithatë historia mund të ishte krejtësisht e ndryshme. Kjo sepse pas sezonit të parë me Leister, ku 34-vjeçari shënoi vetëm pesë herë, i erdhi një ofertë e cila nuk kishte të bënte me botën e futbollit.
Vardi kishte një opsion për t’u bërë menaxher i një klubi nate në Ibiza dhe në fakt, sulmuesi e ka menduar seriozisht të largohej nga sporti pasi ishte i tërhequr nga kjo ide. Këtë histori e ka zbuluar ish-shoku i tij te Leister, Ben Marshall.
“E mbaj mend kur thoshte se do të largohej, i erdhi oferta nga Ibiza për të qenë menaxher i një klubi nate dhe ishte shumë entuziast. Donte ta provonte një eksperiencë të re”, u shpreh Marshall. Mirëpo, mendjen sulmuesit arriti t’ia ndryshonte ish-trajneri i tij, Kreig Shejkspir, së bashku me të tjerë që të mos shkonte pas jetës emocionuese e cila e priste në Ibiza, por të besonte te aftësitë e tij. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment