

Teofilius Solomon është një nga futbollistët me të cilët Partizani shpreson të ndëshkojë Tiranën në derbin e së enjtjes. Nigeriani ka mbushur së fundmi 25-vjeç dhe në një intervistë për Supersport tregon se dëshira e tij para se të frynte qirinjtë ishte realizimi i një goli në derbi. Ndër të tjera, sulmuesi thekson edhe se për të e rëndësishme është të gjejë golin dhe jo pozicioni që luan në fushë.
“Është një ndeshje e madhe, nuk është si ndeshjet e tjera, është një takim shumë i rëndësishëm për lojtarët, trajnerin dhe tifozët. Nëse fitojmë do të jetë një hap i rëndësishëm përpara për ne, do të jetë një dozë e madhe morali”.
“Uroj dhe shpresoj të shënoj, një nga dëshirat që shpreha për ditëlindje ishte pikërisht kjo, të shënoj në derbi. Do të bëj maksimumin për ta kthyer dëshirën në realitet”.
“Të gjithë kanë sakrifikuar për të mirën e skuadrës. Nuk është fare me rëndësi vendi ku unë parapëlqej të luaj, rëndësi ka pozicioni ku unë i duhem më shumë ekipit. Të jem i sinqertë nëse ja dal të gjej golin, nuk më intereson fare në çfarë roli më vendos trajneri”.
“Ne po bëjmë maksimumin tonë, nuk ka qënë e thjeshtë sepse nuk na u lejua të kishim përforcime në fillim të sezonit, por jemi munduar të japim më të mirën. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë deri në fund. Dëshirojmë që në mbyllje të sezonit të gjithë të jenë krenar me ne dhe shpresoj të shpallemi kampion”. Ne besojmë që mund t’ia dalim, në futboll gjthçka mund të ndodhë”, u shpreh Solomon. /VipSport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment