

Skënderbeu është duke bërë të pamundurën për të përforcuar skuadrën, madje edhe me lojtarë nga “matanë kufijve”. Bardhekuqtë kanë siguruar në formë huazimi portierin e Shkëndijes së Tetovës, Bekim Rexhepi.
24-vjeçari është lejuar nga kuqezinjtë tetovarë të luajë deri në fund të sezonit me korçarët. Rexhepi është futbollisti i dytë nga Shkëndija që i bashkohet ekipit të Julian Ahmatajt. Këtë muaj, në Korçë mbërriti dhe mbrojtësi Leard Sadriu, i cili është huazuar.
Ndërkohë pritet që të ketë sërish afrime në Korçë, madje me 2-3 lojtarë shumë cilësorë dhe klubi është në negociata të vazhueshme me menaxherë të ndryshëm, psi synimi është mbijetesa…
Njoftimi i Shkëndijës…
Pas mbrojtësit Leard Sadriu, Shkëndija huazon për 6 muajt e ardhshëm te Skënderbeu i Korçës edhe portierin Bekim Rexhepi.
KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njejtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu.”
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment