

Union Berlin ka mundur sot me shifrat 1-0 Bajer Leverkusenin, por rezultati i ndeshjes ka kaluar plotësisht në plan të dytë pas asaj që ka ndodhur në fund të takimit. Sipas lojtarëve të Bajer Leverkusen, futbollistët kundërshtarë kanë lëshuar fraza raciste në fushën e lojës.
Nadim Amiri i Leverkusenit, pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë në vitin e fundit, u pa teksa i tërbuar i vuri duart në fytyrë Florian Hubner të ekipit kundërshtar. Mendohet se mbrojtësi i Unionit e kishte fyer atë duke i kujtuar se prindërit e tij kishin qenë refugjatë afganë në Gjermani.
Xhonatan Tah nuk ngurroi të dilte para kamerave dhe të denonconte këtë sjellje të kundërshtarëve të tij. “Gjëja e parë që më vjen keq është ajo që ndodhi me Amirin. Ai është fyer nga origjina, nga vendi nga i cili vijnë prindërit e tij, kjo është e trishtë, nuk i përket fushës së lojës. Kjo është gjëja më e keqe sot, uroj të ketë pasoja. Kishte disktiome mes skuadrave dhe shprehja “afgan m***” u përdor. Nuk ka vend këtu, sado që të jesh i ngarkuar emocinalisht. Kjo gjë nuk bëhet”, tha Tah. /vipsport.al/
more recommended stories
Kasano: Kampionati italian nuk është më në lartësinë e të tjerëve, në Champions e ka mbërritur francezi
Antonio Kasano është i bindur se.
Serxhio Ramos-Real Madrid, tani në Spanjë shohin më afër rinovimin e kapitenit
Lamtumira e Serxhio Ramos nga radhët.
Rinovim “me detyrim” i Mançester Junajtid me Kavanin, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë
Edinson Kavani shpresonte që largimi nga.
Gjak nga hundët që nuk ndalej, Kuman braktis konferencën për shtyp
Ronald Kuman është detyruar sot të.
Leave a Comment