Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Sina tregon prapaskenat: Halili kërkoi aktivizimin e Grentit, e ka bërë skuadrën si paçavure

Elvis Sina, ish-kapiteni i Tiranës, ka sulmuar presidentin Refik Halili për atë që ka ndodhur sot kur u largua Nevil Dede pak minuta para sfidës. Ai ka treguar prapaskenat e mbledhjes në zyrat e klubit, duke zbuluar se persona të afërt më drejtuesit bardheblu kishin konfirmuar se gjithçka kishte ndodhur për aktivizmin e Grent Halilit në këtë sfidë, siç e zbuloi në “Rubrika Sportive”.

“Aksush nuk e priste këtë lëvizje se trajneri sapo ishte afruar, akoma nuk ka dhënë idenë e vet dhe fizionominë e tij në skuadër dhe një përplasje e tillë nuk është e mire. Për mua, personalisht mendoj se ka bërë shumë mirë që ka ikur se me presion të tillë nuk ka shanse të bësh futboll, as bisedosh, vetëm mund të humbësh fytyrën, karakterin, zotësinë si person e si njeri.

Nuk bëhet fjalë që ndërhyn, ai gjithë kohës ka qenë aty e ka ndërhyrë, në mënyrën e vet si e ka zakon, gjithë jetën ka ndërhyrë. Ai ka bërë shumë mire që ka ikur. Ai president e meriton të mos ketë asnjë trajner se e ka bërë këtë skuadër si paçavure.

Sot fola me dikë, më erdhi keq që kishte humbur e ishte larguar në mënyrë të pazakontë me ekipin në nxemje. Unë fola me dikë afër dhe më tha tekstualisht se nuk kishte futur djalin e Halilit me një tjetër. I është kërkuar llogari pse nuk ke futur çunin në formacion. I ka thënë unë jam trajneri, ndërsa i ka thënë ai do të jetë në formacion. Atëherë nëse do, unë nuk jam më trajner dhe është larguar. E kam dëgjuar nga njerëz të afërt, nëse ai ka bërë gabim që është larguar, ma shpjegoni ju.

Halili e di që kampion nuk dilet si fusksionon, në mënyrën e turpshme të funksionimit.

Imazhi i klubit është prishur me shumë gjëra, borxhe që lahen apo jo. Janë problematika të tjera. Figura ka kohë që u prish. U regullua pak që doli kampion, dalin këto gjëra që është e turpshme.

Trajneri Dede mendoj se është trajneri i Tiranës dhe nuk është pak përgjegjësi, ka presionin nga tifozë. Nuk është lojtar që ka qenë shumë mirë e bën gabim që nuk e fut. Por ai nuk ka qenë në formë të mirë fizike e taktike, që të futet me zor për të prishur skemën kur do tre pikët. Pastaj janë pak më të thella këto punë, po ta fuste ne formacion do të dilte që e ka bërë ky formacionin. Këto janë si thashetheme pak a shumë, por nuk janë kaq budallenj sa t’i bëjnë gjërat kaq bllof.

Presidenti duhet të japë një herë e mirë dorëheqjen nga futja e hundëve te trajneri e klubi për gjëra që nuk i takojnë, Ka të drejtën e Zotit se ka hedhur lekët e gjakun, por jo të bëhet trajner, president e drejtor. Ai është duke i bërë të gjitha.

Si e do trajnerin Tirana? E do me këllqe, që të mos pyesë askënd”, tha Sina. /vipsport.al/