Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Shpërthen Halili: Hafizi nuk kalon urën e Bunës se e hedhin poshtë. Mirëpaguhen që të flasin për djalin tim

Refik Halili ka dhënë një tjetër koment pas largimit të Nevil Dedes nga stoli i Tiranës. Presidenti i bardhebluve, këtë radhe e kishte më shumë me të gjtihë ata që kishin deklaruar se ndryshsimet e trajnerëve vinin si rrjedhojë e aktivizimit apo jo të Grent Halilit te skuadra bardheblu. Në “SuperSport”, Halili u kundërpërgjigj, duke sulmuar sidomos ish-trajnerin e Tiranës dhe përfaqësueses, Astrit Hafizi.

“Falënderoj Nevilin për të vërtetat që tha, pranoj idenë që e para është familja bardheblu e pastaj të tjerat. Pastaj dua të bëj një shpjegim, pika e kësaj është që nëse keni vënë re, jam njeriu që kam thënë një vit e ca përpara se do t’i kërkoj skuadrës dhe trajnerit të ketë 5 lojtarë të akademisë në formacion. E kam thënë jo se isha i çmendur. Kam parë gjithmonë çfarë kam pasur në skuadër, nëse nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse bëjnë apo jo, kam aq miq e shokë e trajnerë që e dinë. Po ju jap edhe një lajm që është shumë i keq ndoshta për Tiranën, kërkecsat për Muçin e Gecin e Çelhakën edhe pse i dëmtuar janë lumë. Kam refuzuar dhe nuk jam i çmendur që të mos marr nga akademia e ti fus. Por ne duam edhe rezultate e të dal kampion. Ne kemi thënë qn ëse na ikën, e zëvendësojmë me një futbollist akademie. Fakti është që nuk kemi futur por kemi pasur më shumë. Është e mirë që ky klub nuk imponon askënd, nuk i merr asnjeriu asnjë kafe, i ofrojmë akademinë, e shihni sot që në stol mbajnë 2-3 futbollistë, me shpresë për t’i aktivizuar. Na duhet frymëmarrje për rezultate që na nevojiten. Nëse unë dëgjoj në komente, nuk shqetësohem, kur nuk kam bërë një trafik, poshtërsi, nuk kam marrë lek e shitur Tiranën. Nuk shqetësohem.

Por kur dëgjoj njerëz që flasin sipas dëshirës së tyre, siç ishte rasti i Hafizit, kur unë e kam treguar veten në shumë trajnerë. Nëse flasim për të është larguar nga Triana, i ka marrë financat, e ka larë edhe kredinë, më ka ardhur edhe te Vila Goldi e ka ndenjur me muaj e javë e jemi takuar herë pas herë. Unë jam ai edhe pse prapë u prish marrdhënia, ishte trajner i akademisë, kemi bashkëpunuar e jemi ulur duke pirë e ngrënë, e kemi mbajtur bashkarisht linjat. Unë jam treguar tolerant dhe jam shumë tolerant e shpresoj të jenë të gjithë. E kam treguar edhe me Mirel Josën, ka shkuar e ka ardhur, edhe Starova, e jemi miq, vazhdojmë e takohemi se kjo është puna.

Rezultatet të detyrojnë. Edhe presioni që kemi ndaj tifozerisë që kemi mësuar të fitojmë, të detyron të bësh ndryshime. Nëse do të flasim në lidhje me çështjen e Maganit. Mireli e drejtoi derisa përfunduam keq, nuk bëmë ndryshim. Edhe me Ze Marian, e hoqa kur nuk kishte rezultat. Memën e mora me qejf, e vendosa aty dhe nuk imponova asgjë, as Egbo i cili e filloi dhe e mbaroi e nuk e aktivizoi djalin e Halilit, nuk e futi në lojë. Nuk i thashë kurrë gjë. Mbi të gjitha është Triana dhe pastaj vijnë të tjerat.

Kur dëgjoj Hafizin që thotë që shoh djalin, nuk është mirë për atë që shqetësojnë familjen time e të përmendeë djalin tim në emission, Kushdo ka të drejtën e fjalës të thotë çfarëdo. Unë Hafizit i uroj që nipërat e tij të bëhen mbretër, e të mos ketë fatin e djalit tim që e përgojojnë të gjithë. Hafizi nuk kalon dot urën e Bunës se e hedhin poshtë, e di Shkodra vetë. Nuk i lejohet të flasë e thotë ato gjëra për fëmijët e mi dhe të tjerë. Mos i përgojoni dhe këtë kisha për të thënë.

Këta njerëz që flasin për djalsin tim janë të mirëpaguar nga të tjerë që të flasin vetëm për djalin tim. Ai është djalë shembullor që nuk bën gabime, nuk shan e ofendon. Si ka mundësi? Janë shumë gazetarë, kur shkruan nga këto duhet të paguhesh nga dikush.

Unë mund të jem i vetmi baba që edhe gruaja më thotë që jam i vetmi që nuk punoj për kënaqësinë e fëmijës. Unë nuk hyj te trajenri të them aktivizo djalin tim. Përkundrazi, djalit i them luaj futboll. Po të jetë puna, nesër e mbaj në krah, nuk ka nevojë të luajë, por nuk ia heq të drejtën e nëse ka pasion, nëse e meriton le të luajë, nëse jo të mos luajë. Nuk më intereson nëse luan apo jo. Më intereson rezultati dhe të ecë ekipi përpara. Ndaj nuk kam qejf, se nuk është momenti për të folur për djalin tim, unë kam kryesoren skuadrën time.

Unë e shikoj skuadrën time si një skuadër të kompletuar me element të mirë të skuadrës, kemi menaxhim të mirë. Kemi 6-7 lojtarë të kombëtares. Mund të shtohen fondet që do të përdorim për skuadrën. Pranoj që kur thonë e kanë shkatërruar, vetëm Ngo nuk e kam marrë. Nuk kishim çfarë t’i bënim Dokës. E di që skuadrën e kam një skuadër të mirë, di që jam i sigurt që jam 7 pikë larg vendit të parë, kështu them unë, Mudn të thoni jeni 16, po kështu e shoh unë si president i klubit të Tiranës. Kampionati është i gjatë por edhe shumë i shkurtër, shpresoj që leme këtë kontingjent të ecë para. Do të punojmë, do të jemi të kujdesshëm për të bërë më të mirën për klubin tonë”, tha Halili. /vipsport.al/