Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Shehi: Kukësi është në momentin më të keq në 7-8 vite, Vllaznia si ortek

Orges Shehi njeh mirë Kukësin, pasi vetëm pak muaj më parë ishte në stolin e skuadrës verilindore që luftonte për titullin kampion. Ai pranoi në “Pressing” se nuk e ka parë asnjëherë më keq ekipin sesa në këtë sezon, ndërsa vlerëson atë që po bën Vllaznia e cila sipas tij është kthyer në ortek.

“Javë pas jave, Vllaznia me petkun e pretendentit është kthyer tashmë në faktor. Për mënyrën se si interpreton lojën e kompaktësinë që ka, javë pas jave po kthehet në ortek e merr fuqi më shumë. Po i rrinë në mbrojtje, është skuadër që luan shumë mirë, sidomos në pjesën e parë duke pasur parasysh që kundërshtar u pozicionua mirë dhe mendoi për të mbrojtur. Ka faktor plus se nuk qajnë mungesat, Kalaja erdhi nga stoli e bëri mirë, e njëjta gjë ndodhi me Hoxhajn kur mungoi Dunga. Ajo është në rrugën e duhur dhe javë pas jave po konsolidon pozitat e saj.

Situata te Kukësi duket, se ka anën psikologjike shumë të dobët, vjen edhe prej rezultateve. Skuadra ndërtohet për të qenë në majë dhe presioni bën të vetën, luajti përballë kundërshtarit që është më i miri i kampionatit në këtë moment dhe në pjesën e parë e kishte zgjidhur mirë në fazën mbrojtëse, kishte respekt dhe pak frikë nga vendi i parë. Në fazën mbrojtëse ishte i blinduar duke qëndruar ngjitur linjat. Nuk e nisi pjesën e dytë mirë dhe pësoi golin. Kur pëson golin shoh rënie e fikje të lojtarëve.

Kur nuk merr pikë e ti je makineri e rëndë se nuk të pranohet të rrish në mbrojtje… Sot Kuëksi është në momentin më të vështirë në këto 7-8 vite”, tha Shehi. /vipsport.al/