

“Një luftëtar i ri”. Kështu e ka përshkruar Vilem II goditjen që ka bërë në merkato, duke afruar fillimisht në formë huazimi mesfushorin e përfaqësueses shqiptare, Lindon Selahin. Ky i fundit u kthye nga protagonist absolut te Tuente në lojtar stoli, pasi trajneri nuk e preferonte më. Pas shumë negociatash u vendos larigmi i tij dhe futbollisti është prezantuar sot në skuadrën tjetër holandeze të Vilem II.
Klubi bëri të ditur se Selahi kishte kaluar vizitën mjekësore dhe ishte gati që për ndeshjen e kësaj fundjave të klubit të tij. Formula e transferimit te futbollistit është ajo e një huazimi deri në fund të sezonit, por palët kanë vendosur në kontratë edhe një klauzolë që mund ta transferojë përfundimisht te klubi ku do të kalojë këta muaj të karrierës.
Selahi ishte titullar në 23 ndeshje me Tuenten në sezonin e kaluar, duke u cilësuar si një nga zbulimet e edicionit në Holandë. Por pas problemeve fizike që pati në fillimin e këtij edicioni edhe për shkak të mungesës për disa javë pasi iu bashkua kombëtares duke u mbyllur në karantinë, ai përfundoi jashtë planeve të Tuentes. Kjo e fundit vendosi vetëm këto ditë që ta linte të lirë të largohej drejt një klubi tjetër ku të mund të aktivizohet rregullisht. /vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment