Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Seferi: Tirana për titull, me Muçin shkojmë në Kombëtare

Taulant Seferi është padyshim deir më tani një nga goidtjet e merkatos së janarit te Tirana, por edhe në Superiore. Në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ai flet për shumë tema, që nga e shkuara deri te e ardhmja. Seferi thotë se kur iu ofrova kalimi në kryeqytet, nuk u mendua dy herë. “Nuk e kam menduar që do vij në Shqipëri. Kur më mori në telefon Tefik Osmani, nuk u mendova fare dhe e pranova me shumë qef. Ishte një bissedë e këndshme. Tirana ka  tifozëri të çmendur, një nga më të zjarrtat në Ballkan. Partizani? Kisha kontakte por ishin indirekte. Unë thash që në Shqipëri do luaj vetëm për Tiranën. Nuk kisha asnjë lloj dyshimi. Jam në formë huazimi dhe shpresoj të na eci si në anën personale, por edhe gjithë ekipit.

“Nëse do na eci mirë, mund të ketë disa ndryshime. Unë e di sesi janë tifozët këtu. Tirana është ekipi i madh. Do jem i koncetruar dhe do bëj më të mirën time. Nuk besoj se te unë ka presion, pasi jam profesionist dhe i marr gjërat shtruar. E di  që do ketë presion, por do bëj maksimumin. Siç e thash më herët, Tirana duhet të jetë lart. Po e lus zotin që të na ecë mbarë. Shumë mirë më pritën. Unë po ndjehem sikur kam shumë kohë këtu.”

“Stafi është i përgatitur. Trajneri më ka pritur mirë, pasi është një profesionist. Po më eci mirë te Tirana, do jem pjesë e Kombëtares. Trajneri Reja më njeh mirë. Nuk e kam diskutuar me Rejan, por më ka thënë që duhet të gjej një ekip ku do luaj shumë minuta. Unë nuk e hedh poshtë kampionatin shqiptar, pasi ësshtë i ngjashëm me atë të Kroacisë.”

“Besoni se me Muçin do luani në Kombëtare? Muçi është talenti më i madh në kampionatin shqiptar. Shpresoj dhe besoj se do e ketë ftesën e Kombëtares. Me padurim presim  sfidën me Anglinë. Është një grup i vështirë. Jemi rritur shumë si ekip dhe kemi lojtarë të rinj. Ëndrra ime është të kualifikohemi diku me Kombëtaren. Ëndrra tjetër është të shapllemi kampion me Tiranën” – tha Taulant Seferi në fund të prononcimit.

E.S./Vipsport.al/