Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Salihi: Peng që nuk dola kampion me Vllazninë, shpresoj ta përjetoj si trajner. Dede e njeh mirë futbollin

Hamdi Salihi, në karrierën e tij ka arritur shumë suksese, megjithatë peng i ka mbetur fakti që nuk ka mundur të shpallet kampion me ekipin e vendlindjes së tij, Vllazninë. Megjithatë, në një prononcim për Zona Gol, ish-sulmuesi i kombëtares shpreson që këtë ndjesi ta përjetojë si trajner. Ndër të tjera, Salihi thekson se i vjen mirë që Vllaznia po qëndron larg euforisë, ndërsa flet edhe për Tiranën duke thënë se do të dalin te rezultatet që i duhen.

Vllaznia- “Me thënë të drejtën jo vetëm mua si shkodran dhe sportist i Vllaznisë se jam rritur aty, por për Vllazninë sikur i vjen mirë gjithkujt, edhe atyre që nuk janë nga Shkodra. Të gjithëve që ndjekin futbollin, i vjen mirë që po shohin këtë Vllazni kështu. Ajo që më bën më shumë përshtypje dhe që më vjen më shumë mirë është përulësia që po tregojnë nga java në javë, duke u munduar të qëndrojnë sa më larg euforisë edhe mendjemadhësisë që mund të karakterizojë në këtë situatë dhe po e menaxhojnë shumë mirë”.

Pishmani që nuk u shpall kampion me Vllazninë si lojtar dhe shpresa për ta nxjerrë kampion si trajner- “Një nga pengjet e mia është që nuk kam dalë kampion me Vllazninë, edhe do të kisha pasur qejf ta kisha përjetuar një gjë të tillë si lojtar, por edhe kështu si po shkon, si shumë shkodranë të tjerë e ndjej veten pjesë të atij ekipi edhe po e përjetoj plotësisht njësoj si ato që janë rreth ekipit. Shpresoj këtë rrugë që kanë nisur deri në fund sepse do të isha shumë i gëzuar. Këtë profesionin sapo e kam filluar dhe jam duke mësuar, shpresoj kur të jetë momenti i duhur dhe të jetë situata e duhur të jem në atë pozicion dhe ta përjetoj si trajner”.

Tirana- “Ka një ekip pak a shumë të ndërtuar, janë larguar dy apo tre lojtarë që për mua kanë qenë kryesorë për titullin. Kanë një trajner që e njeh shumë mirë ambientin dhe që unë e njoh personalisht edhe e njeh shumë mirë futbollin. Di të punojë me presionin dhe shumë shpejt se duhet koha e duhur dhe shpejt do dalin te loja dhe rezultatet që i duhen Tiranës”.

Peng humbja e kombëtares me Lituanin në Ligën e Kombeve- “E vërteta është që për Botërorin, gabimin më të madh e bëmë me Lituaninë në Ligën e Kombeve në shtëpi. Po të kishim tre pikë më shumë, mund të siguronim Play-Off për Botërorin, por ato kanë kaluar dhe duhet të shohim para dhe jo ta kthejmë kokën pas”, u shpreh Salihi. /VipSport.al/