Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Saki: Inter mund të bënte goleadë, po luante kundër askujt. Nuk i vihet faji Pirlos

Mbrëmjen e djeshme, Inter mori tre pikë, por që nga rëndësia fitorja vlen më shumë se thjesht tre pikë. Kjo për arsye se zikaltërit mposhtën një rival direkt për titullin siç është Juventusi dhe tashmë besimi te djemtë e trajnerit Antonio Konte është i lartë. Nga ana tjetër, Juventus zhvilloi një ndeshje shumë të dobët dhe zhgënjeu shumë. Këtë takim e ka komentuar edhe ish-trajneri Arrigo Saki, i cili u shpreh se Interi mund të bënte goleadë edhe pa luajtur ndeshjen më të mirë të mundshme.

“Inter është në kërkim të vazhdimësisë, atë që e ka pasur Juventusi. Ka bërë shumë mirë në të djathtë, por duhet theksuar se luante kundër askujt. Dhe nuk është për t’i vënë faj Pirlos. Gjëja më e keqe për një trajner është kur ka një skuadër jo në maksimumin e motivimit, nuk ka entuziazëm.

Inter mbrëmë, duke mos bërë gjëra të mëdha, mund të bënte një goleadë. Është një fitore e rëndësishme, e merituar dhe që të bën të mendosh se je më i zoti. Por, Interi është në ndërtim dhe mund të bëjë më shumë”, u shpreh Saki. /VipSport.al/