

Etapa turke e Armando Sadikut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej. Pas suksesit në ligën e dytë spanjolle, mendohej se sulmuesi nuk do të kishte vështirësi të tregonte vlerat e tij në Turqi, por ka rezultuar e kundërta. Dëmtimet dhe forma jo e mirë, kanë bërë që ai të zhduket nga planet e Erzurumspor dhe tashmë po kërkon largimin për një eksperiencë të re e më të suksesshme.
Shpëtimi i Sadikut vjen nga Italia, ky sytë nga ai ka hedhur një nga klubet e Serisë B, Kozenca, që kërkon të largohet sa më pare nga zona e ftohtë e klasifikimit ku gjendet aktualisht dhe po përgatitet të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato. Një nga emrat e piketuar është Sadiku, i cili është në kërkim të një sistemimi të ri pasi ka përfunduar në rol dytësor te Erzurumspor në Superligën turke.
Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Sadiku e nëse do të synojë transferimin në kategorinë e dytë italiane në një ekip mbijetese. Por klubi i Erzurumspor që e siguroi me parametër zero, do të ishte shumë i lutmru që të fitojë çfarëdo shifre nga shitja e tij, për pak muaj qëndrim të futbollistit. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pioli i tërheq veshin Ibrahimoviç: I kuqi bëri diferencën, por si kampion që është na kërkoi falje
Humbja në derbi djeg, e aq.
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Leave a Comment