

Amir Rrahmani më në fund ka luajtur një ndeshje zyrtare të plotë me fanellën e Napolit. Mbrojtësi ishte protagonist në fitoren e sotme 3-2 ndaj Empolit që kualifikoi Napolin në çerekfinalet e tunuet. Një mundësi e mirë që Rrahmani të linte pas paraqitjen e dobët të fundjavës në kampionat, shansi që Gatuzo i kishte premtuar që pas asaj sfide.
Rrahmani u paraqit mjaft mirë në takimn e sotëm e natyrshëm që ishte i lumtur për atë që arriti me skuadrën në një ndeshje që u komplikua disi.
“Sfidat e Kupës janë të vështira, të gjithë duan të kualifikohen. Por ne kemi bërë një ndeshje të madhe. Gatuzo na tha që ishte e rëndësishme të kalonim turin. Tani na pret një kundërshtar i forte”, tha Rrahmani për “RAI Sport” pas duelit.
I ngacmuar nëse napolitanët e ndjenin veten në garë edhe në Serinë A, Rrahmani pranoi se ekipi shihte të hapur çdo mundësi. “Po, mundohemi të bëjmë punën tonë dhe të ecim përpara në Serinë A si dhe në Kupë. Objektivi ynë është të arrijmë mes katër ekipeve të para, pastaj nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë”, tha mbrojtësi. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment