

Shumëkush ka ëndërruar të shohë Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin në të njëjtën skuadër, duke imagjinuar spektaklin dhe golat që do të prodhonin. Kjo në fakt mund të ishte bërë realitet nga Barcelona, e cila hoqi dorë për të mos paguar 17 milionë euro pasi e cilësonte një shifër të ekzagjeruar për futollistin.
Kandidati për president i katalanasve, Joan Laporta, i cili ka qenë në drejtimin e kësaj skuadre në fillimin e viteve 2000, zbuloi se atij i ishte ofruar lojtari portugez në vitin 2003, por e kishte refuzuar. Në atë vit, Ronaldo përfundoi më pas të Mançester Juanjtid, pasi u largua nga Sporting Lisbona ku kishte spikatur si një i ri shumë i talentuar.
Laporta pranoi se asokohe Barcelona ku ai sapo ishte vënë në drejtim, kishte filluar të investonte për suksesin e të ardhmes, por zgjodhi të merrte një drejtim tjetër. “Ishim pranë firmës me Ronaldinjon dhe Rafael Markez. Menaxherët e Markez na propozuan asokohe Kristiano Ronaldon i cili ishte te Sporting në atë periudhë. Një nga menaxherët e tij na tha se ksishin një lojtar që ia kishin shitur Mançester Junajtid për 19 milionë euro, por mund të na e ofronin ne për 17 milionë euro. Por ne kishim investuar te Ronaldinjo në arë periudhë. Menduam se ishim të mbuluar ndaj e refuzuam dhe nuk pendohem për këtë”, tha Laporta.
Sigurisht, Barcelona iu gëzua shumë sukseseve me Ronaldinjon, në një epokë shumë të mirë për klubin. Por Ronaldo dhe Mesit në të njëjtin klub mund të kishin ndryshuar historinë e futbollit europian, sidomos duke llogaritur se më pas Ronaldo shkoi në Madrid dhe fitoi atje katër herë Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/
more recommended stories
Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!
Klubi i Barcelonës është një prej.
Inter-Lautaro Martinez, gati rinovimi me klauzolë të veçantë kundër Juventusit
Interi nuk do të bëjë ndonjë.
Besniku Imobile: Dashurinë e njerëzve në rrugë, nuk e ndryshoj për një klub që aspiron Champions
Çiro Imobile është njeriu kryesor i.
Ndëshkoi Liverpulin nga goditja e dënimit, Bruno Fernandes tregon sekretin
Maçester Junajtid mposhti në FA Cup.
Leave a Comment