Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Rival i Shqipërisë, portieri i Juves kërkon kohë për trajnerin e ri: Bernardeski flet mirë për të

Polonia i ka çuditur të gjithë teksa ka vendosur që të ndryshojë pak ditë më parë trajnerin e përfaqësueses, edhe pse Jerzi Brzeçzek kishte bërë mjaft mire në drejtimin e saj. Tashmë në stol do të jetë një emër i njohur në futbollin europian, portugezi Paulo Sousa.

Një zgjedhje të cilën e ka komentuar edhe portieri i Juventusit, Vojçieç Shçzesnji, i cili ka treguar se për çdo gjë do të duhet kohë, edhe pse ka bindje se do të ketë sukses.

“Unë nuk e nioh, po e pyeta pak Bernardeskin, pasi e ka pasur në drejtim te Fiorentina. Më ka thënë që është nëj njeri i mirë dhe një trajner i madh. Pres një rrugëtim suksesesh, por do të nevojitet kohë”, tha portieri i Juventusit.

Polonia është një prej dy “superfuqive” në grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, përkrah Anglisë, duke qenë ndër favoritet për kualifikimin në Katar 2022. /vipsport.al/