Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Resuli: Flamurtari pret dy përforcime, rivalët nuk janë larg për Superioren

Flamurtari edhe pse është larg me pikë dhe në pozita jo të mira në Grupin B të Kategorisë së Parë, sipas trajnerit vlonjat Dritan Resuli, gara është ende e hapur sepse nuk është luajtur as gjysma e ndeshjeve dhe janë shumë pikë në lojë, duke parë edhe diferencat jo të mëdha mes ekipeve, që lëvizin me 2-3 ndeshje. “Po t’i referohemi diferencës që kemi me vendet e para nuk është e madhe, që të na bëjë ne pesimist për vazhdimësinë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi me një marsh tjetër në pjesën e dytë të sezonit. Mbase edhe një ekip si Flamurtari nuk është mësuar që të luaj në Kategorinë e Parë…”

Merkato

Trajneri vlonjat flet për afrimet, ku edhe në Vlorë po lëvizin, ndonëse presin nga FIFA që t’u hapet merkato në hyrje. “Sa i përket merkatos, ka ardhur një lojtar tjetër dhe jemi në pritje të dy lojtarëve të tjerë.”

Testet

Resuli po e teston skuadrën në ndeshje miqësore dhe kanë qenë të shumta testet e zhvilluara këtë periudhë deri në fillimin e pjesës së dytë të garës… “Zgjidhjapër këtë periudhë, deri në rifillimin e kampionatit është që ne po luajmë ndeshje miqësore, që i luajmë në fundjavë dhe futemi në ritmin e duhur”, – tha Dritan Resuli në prag të rifillimit të pjesës së dytë të sezonit 2020-2021.

E.S./Vipsport.al/