Reja: Berisha po kthehet në formën më të mirë, me moshën time ndihem me fat që nuk e mora virusin

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ndihet me fat që Etrit Berisha nuk e ka infektuar edhe të me COVID duke qenë se portieri kishte udhëtuar në të njëjtin avion me të pas rikthimit nga grumbullimi me kuqezinjtë. Tekniku ka folur në Itali, ndërsa thekson edhe se gardiani është duke arritur sërish formën e tij optimale.

“Me Berishën kam folur në ditët e fundit dhe më dukej shumë mirë nga ana e moralit. Po stërvitej në palestër dhe e kuptova se është drejt rrugës për të mbërritur në formën optimale. Me virusin ishte diçka e çuditshme sepse përveç italianëve (Hysaj dhe Berisha), të tjerët kishin rënë në kontakt në vendet ku luajnë dhe unë nuk i kisha grumbulluar. Por, Hysaj dhe Berisha ishin të vetmit që e morën virusin pasi ishin me mua. Hysaj shfaqi shenjat gjatë grumbullimit. Vizitoi familjen dhe virusin duhet ta ketë marrë aty. Problemi është se ai dhe Berisha janë shokë dhome.

Pas atij grumbullimi, unë dhe Berisha jemi kthyer në Itali me të njëjtin avion dhe pas një jave ai ishte pozitiv. Sigurisht, u shqetësova edhe unë. Kisha bërë një tampon para se të udhëtoja me të dhe isha negativ, por edhe tampon tjetër pas rastit të Berishës rezultoi negativ. Duke parë edhe moshën time, isha me fat. Ishte luks. Mendoj se Berisha ose e ka marrë në grumbullim dhe unë isha me fat që nuk u infektova, ose ai është infektuar menjëherë sapo ka mbërritur në Itali”, u shpreh Berisha. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al