Rebelimi sjell gjobë për Strakoshën, në Itali janë të sigurt: Lacio do ta shesë që në janar

Thomas Strakosha është në shitje. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Italia, ku nga burime pranë Lacios është mësuar se klubi italian është gati ta shesë portierin nëse merr një ofertë të mirë nga klubet angleze që janë interesuar shpesh për të.

Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar. Ky i fundit kishte hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e Inzagit dhe kishte braktisur fushën stërvitore, duke shkuar direkt në shtëpi e deklaruar se kishte probleme fizike. Klubi e mbështeti këtë hipotezë për të mos krijuar telashe mediatike, por është mësuar se Strakosha është gjobitur për këtë veprim të tijin.

Të njëjtat burime tregojnë se pakënaqësia e portierit dhe ky rebelim, kanë shtyrë drejtuesit e Lacios që të planifikojnë largimin e shpejtë të tij. Portieri në verë kërkonte rinovimin por që kur Reina ka filluar të luajë titullar, ka refuzuar të hedhë firmën në zgjatjen e marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2022. Kësisoj; Lacio ka vendosur ta nxjerrë në shitje që në janar dhe pretendon të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij, duke e parë këtë si momentin e përshtatshëm pasi planifikohet qëndrimi i tij në stol në vijimin e sezonit dhe vlera e lojtarit mund të bjerë. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al