

Serxho Ramos do të jetë një futbollist i lirë nga detyrimet me Real Madrid në këtë qershor. Kapiteni i Los Blancos, ka refuzuar deri tani ofertat nga presidenti Florentino Perez duke qenë se nuk është i kënaqur financiarisht, por edhe në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës. Ndaj, spanjolli ka nisur të mendojë edhe largimin nga klubi ku është një simbol. Për mbrojtësin, njihet tashmë interesimi i PSG.
Madje, këta të fundit nuk kanë qëndruar pasivë, teksa kanë bërë hapa konkretë duke i ofruar futbolliatit një kontratë joshëse. Tre vite dhe pagë 15 milionë euro në sezon. Ramos po e konsideron ofertën, por është në pritje edhe të një thirrje të fundit nga ana e Real, duke qenë se klubi ia ka bërë të qartë se dëshiron ta mbajë në skuadër një lider si ai, mirëpo është duke punuar për të gjetur rrugën që ta kënaqë kapitenin.
Kështu, situata është ende në vendnumëro, por te PSG kënë bindjen se në fund oferta e tyre do të jetë më e mira për Ramos. /VipSport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment