Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Rama: Vjet nuk ishte faji i lojtarëve por i stafit. Vllaznia nuk është për notën 10

Olsi Rama ka preferuar të mos tregojë nëse ka apo jo një akord me Ferhan Hasanin për transfeirmin te Partizani, Drejtori i të kuqve, në një lidhje me “Zona Gol”, tregoi për takimin me mesfushorin që përflitet se ka një akord me të kuqtë, por foli edhe për derbin e tema të tjera të nxehta në kampin e të kuqve në një moment kur skuadra duket sikur është kthyer mes pretendenteve për trofe.

“Hasani është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në qarkullim. Unë kam një marrëdhënie miqësore dhe sa herë vjen në Tiranë takohemi dhe bëjmë çdo lloj muhabeti, përfshirë edhe futbollin. Pashë edhe fotografitë dhe nuk u fsheha fare, pasi isha në mes të bllokut dhe takova dy miq të mirë nga Maqedonia e Veriut. Hasani do të përforconte jo vetëm Partizanin, por edhe ekipe më të mira.

Titulli? Dua të vë në dukje një deklaratë timen, që kam bërë në fund të kampionatit të kaluar. Kemi pasur dy ndeshje me Bylisin dhe Vllazninë dhe që aty çaluam deri në fund të kampionatit. Tirana në derbi ishte rreth 8 pikë larg dhe në kampionatin tonë 9 pikë tani nuk janë shumë. Dua të ndërroj vendin me Vllazninë, por jo lojtarët tanë me ata të Vllaznisë.

Dua t’i mbështes arbitrat gjithmonë. Derbi kishte probleme, por nuk ndikoi në rezultat. Kam parasysh kartonin e kuq të Bardhit apo penalltinë e Melos. Këto momente kapin “mat” arbitrat. Ishin gjyqtarët më të mirë të Superiores, kam respekt për Jorgjin dhe Metën. Siç na bëjnë neve kritika, ashtu edhe ne bëjmë kritika ndaj gjyqtarëve në mënyrë që të përmirësohen akoma më shumë. Penalltia e Melos ishte njësoj si ajo e Liverpulit në Angli. Kujtoj këtu edhe penalltinë kundër që kemi marrë ndaj Kukësit. Lojtari gjuajti topin e më pas u përplas me portierin dhe për këtë u vendos penallti.

Bardhi dhe Batha morën kartonin e parë të verdhë, të dy njësoj. Batha e mori kartonin për reagimin që bëri ndaj lojtarit tonë dhe ky rast duhej ndëshkuar me karton të kuq. Kartonin e dytë të verdhë e mori për ofendim dhe jo për faullin. Nuk është aspak e hijshme për Bathën që ka luajtur me Partizanin të ofendojë stolin e Partizanit. Është e pafalshme për një lojtar si ai që të bëjë këto gjeste.

Çinari? Përgjegjësi mbajnë disa rregulla të vjetra të FIFA-s. Klubi i Istras fitoi nga një vakuum ligjor dhe na paditi. Nuk e akuzoj lojtarin, pasi Çinari kishte lajmin se mund të firmoste me këtë skuadër dhe u gënjye nga mungesa e eksperiencës dhe nga dëshira e madhe për të luajtur jashtë. Kjo çështje u mbyll me një fund si në përralla, pasi ai u rikthye dhe ne fituam në derbi me golin e tij. Dëmshpërlim nga gjyqi? Kemi marrë lajmin e merkatos dhe nuk kemi pasur kohë për të parë këto aspekte juridike. Është e vështirë të marrësh lojtar cilësor në janar dhe këtë e dinë të gjithë.

Pa doreza fare them që dështimi i Partizanit sezonin e kaluar nuk erdhi për faj të lojtarëve. Faji ishte i stafit teknik dhe mospërshtatja e projektit. E vetmja gjë që më shqetësonte në fillim të sezonit ishte mungesa e lojtarëve për të dubluar rolet. Të gjitha mangësitë reflektohen edhe në lojën e Dajës, pasi lojtarët duhet të sakfrifikojnë shumë edhe në mbrojtje e për këtë arsye jemi skuadra që nuk kemi pësuar shumë gola. Që me hapjen e merkatos do të mendojmë për shënimin e golave, edhe pse jemi në vendin e dytë. Ferhan Hasani do të përmirësonte çdo skuadër dhe Partizanin gjithashtu.

Nuk mendoj se Vllaznia është për notën 10, ndoshta për 8. Ne meritojmë notën 7. Kemi pasur ndeshje që kemi merituar notë më të lartë, por edhe notën 4, kur edhe mund të humbisnim ndeshjen”, tha ndër të tjera Rama. /vipsport.al/