Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Rama: Arbitrat janë skuadër për mbijetesë. Të gjithë u gëzuan se shënoi Çinari

Olsi Rama, drejtori i Partizanit, mendon se në këtë moment, gjyqtarët janë ata që po ndikojnë në mbarëvajtjen e kampionatit. Në “Rubrika Sportive” ai tregoi se për momentin nuk kishte premio për ekipin, por në fund të muajit mund të ndoshte një gjë e tillë nëse ekipi vazhdonte me këto paraqitje.

“Sigurisht tre pikët na kënaqin, por mua më kënaq edhe ekipi si u shfaq në lojë, me disiplinën e entuziazmin. Të gëzon fitorja por të sjell në mendje sot pikë të lëna rrugës, që me këtë lojë do të ishim më lart në renditje, ku ekipi e meriton të jetë.

Goli i Çinarit? Qershia mbi tortë, e meriton për durimin që ka patur. Kalvari i gjatë që përfundoi, nuk është faji i tij, është pak një nxitim i një lojtari shqiptar që kërkon të provojë aventurën jashtë. Kushdo që të shënonte do të më gëzonte, se kur punojnë e luajnë shumë e meritojnë. Por të gjithë u kënaqën që është Çinari. Ishte hera e dytë për të në derbi se na ka dhënë fitoren edhe në vitin e titullit.

Është e tepërt të flas për arbitrimin pas një fitoreje, jo se nuk kam çfarë të flas. Kemi shumë probleme në këtë kampionat, duke filluar nga mungesa e publikut, kemi kthyer Elbasanin në shtëpinë tonë se nuk luajmë dot në Tiranë, kështu që edhe arbitrat janë edhe një pjesë. E them shpesh që  janë një e keqe e domosdoshme, nuk dua të bëj polemikë. E kam thënë gjithmonë që është një ndeshje e rëndësishme, por edhe me këdo është njëlloj e rëndësishme se janë tre pikë. Pikët janë ato që tregojnë se ku do të renditet ekipi.

Arbitrat duket se janë skuadër që lufton për mbijetesë në rastin më të mirë, me performancën e tyre, jo vetëm në ndeshjet e Partizanit. Është për të ardhur keq, se ndikojnë mbarëvajtjen e garës. Unë dua një metër arbitrimi, të di kush janë faullaet, penalltitë e kush sanksionohet me kartona. Ky metër ndryshohet çdo javë, një herë prekja me dorë është penallti e një herë jo. Nuk jam arbitër, jam drejtori i Partizanit e duhet të mbroj interesat e klubit dhe Superiores se të gjithë drejtuesit hasen me këto lloj vështirësish.

Në merkato më besoni po shilojmë shumë, stafi po punon shuëm, kemi parë dhjetëra lojtarë të cilët të them të drjetën nuk e kanë kaluar klasën. Nuk do të bëjmë prurje thjesht për të bërë, duam të rritim rivalitetin. Mbrojtja jonë nuk është problem, por që nuk kemi thellësi, kur mungon duhet të improvizojmë. Edhe kjo katë bëjë me faktin që kemi lojtarë që luajnë në shumë pozicione, të gjithë e dimë që Mala është në pikë të rëndësishme të karrierës dhe preferon të luajë në pozicione ku duket më shumë loja. Por ai futet në rolin që i jepet, si e bëri sot. Puna jonë për merkaton nuk mbaron as me 31 janar, edhe kur të mbyllet do të shohim për sezonin tjetër. Shpresojmë të kemi mundësi të afrojmë 1-2 elementë. Nuk është e thjeshtë, janë operacione që kushtojnë në këtë periudhë, i takon stafit të vendosë se cilët janë lojtarët që do të afrojmë.

Sa larg është Vllaznia? Ne kemi një rrugë më të shkurtër për të bërë deri në Durrës e gjithë vëmendja është te ajo rruga. Shoferi do të na çojë në “Niko Dovana” të hënën dhe atje do të shohim a do të kemi mundësinë që të ngushtojmë diferencën me Shkodrën.

Premio? Ku ka premio më të mirë se tre pikët. Gjithsesi, lojtarët padyshim morën edhe një përqafim nga unë, pak të duket kjo! (qesh) Do të mendojmë edhe për lojtarët. U premtova lojtarëve që deri në fund të muajit do ta shohim këtë pjesë, por tani për tani e kishin detyrim. Të luash e fitosh kur stërvitesh si këta është në radhë të pare detyrim. Të fitosh derbin është moral, është e rëndësishme për tifozët e Partizanit, por për mua është thjesht tre pike. Siç nuk morën gjobë që barazuan me Apoloninë, nuk po them që nuk do marrin premio. Por u kërkova që deri më 31 janar të përqendrohen, e sigurisht premio do vijë. Presidenti Demi është një ndër më bujarët që njoh, po të ishte për të do të jepte edhe kur nuk fiton po luan bukur, unë jam më dorështërnguar”, tha Rama. /vipsport.al/