

Tirana ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin e saj më të ri, Tim Vairinen. Finlandezi vjen nga HJK Helsinki, teksa është aktivizuar edhe Dinamo Drezden, Rodën apo Hansa Rostok. Në fjalët e para të tij si bardheblu thekson se kërkon të ndihmoj skuadrën të fitoj titullin, ndërsa i pyetur rreth tifozëve, 27-vjeçari shpreson që tifozët e Tiranës të jenë afër atyre të Dinamo Drezded për nga performanca duke qenë se gjermanët janë nga më të mirët në botë për spektaklin në stadium.
“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion.
Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne.
Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip.
Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët.
Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”, u shpreh Vairinen. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment