

Napoli dhe Juventus kanë një takim të prapambetur për llogari të Serisë A, duke qenë se të kaltrit nuk pranuan të paraqiteshin pasi kishin lojtarë të infektuar në organikë. Mirëpo, tashmë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis kërkon të shtyjë edhe njëherë tjetër takimin me bardhezinjtë. Këtë herë bëhej fjalë për finalen e Superkupës në datën 20 janar e cila do të zhvillohet në Rexhio Emilia.
Sipas arsyeve të përdorura nga De Laurentis ka qenë fakti se kalendari për të dyja skuadrat është i ngjeshur në këtë moment dhe ekipet nuk do të shprehin më të mirën në fushë, ndërkohë më pas thekson mungesën e tifozëve dhe rrjedhimisht edhe mungesën e të ardhurave për klubet përkatëse.
Ndërkohë, një tjetër merak i De Laurentis ishin numrat e lartë të personave të infektuar nga COVID në regjionin e Rexhio Emilias. Megjithatë, sipas mediave italiane ky propozim është refuzuar dhe finalja pritet të luhet sipas programit më datë 20 janar. /VipSport.al/
more recommended stories
Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!
Klubi i Barcelonës është një prej.
Inter-Lautaro Martinez, gati rinovimi me klauzolë të veçantë kundër Juventusit
Interi nuk do të bëjë ndonjë.
Besniku Imobile: Dashurinë e njerëzve në rrugë, nuk e ndryshoj për një klub që aspiron Champions
Çiro Imobile është njeriu kryesor i.
Ndëshkoi Liverpulin nga goditja e dënimit, Bruno Fernandes tregon sekretin
Maçester Junajtid mposhti në FA Cup.
Leave a Comment