

Përveç prezantimit para mediave të trajnerit Mirel Josa, ditën e sotme klubi i Kukësit ka zyrtarizuar edhe afrimin më të fundit në merkato. Bëhet fjalë për boshnjakun Numan Kurdiç. Mbrojtësi në fakt, prej disa ditësh stërvitej me ekipin verilindor, por nuk ishte zyrtarizuar si pasojë e një problemi në dokumentacion.
Problem që tashmë është zgjidhur dhe 21-vjeçari do të jetë pjesë e Kukësit për gjashtë muajt e ardhshëm, duke qenë se është transferuar me formulën e huazimit nga Sarajevo. Një element i rëndësishëm për organikën e Josës, teksa në të kaluarën Kurdiç ka qenë pjesë edhe e kampionatit serb ku është aktivizuar me Novi Pazar. /VipSport.al/
Njoftimi i Kukësit:
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment