

Me sa duket humbja në derbi nuk ka qenë telashi më i madh i kohëve të fundit te Roma. Skuadra e Romës nga sot ka një menaxher të ri skuadre. Valerio Kardini do të jetë përgjegjësi i skuadrës vërdhekuqe, pasi klubi ka vendosur që të largojë atë që mbante këtë pozicion më parë, i cili bëri që me romanistët të tallet e gjithë bota.
Xhanluka Gombar ishte menaxheri i skuadrës deri më sot, i shkarkuar pa shumë ceremoni nga verdhekuqtë, pasi gafa e tij e djeshme në Kupën e Italisë ka bërë xhiron e botës. Gomban bëri zëvendimsin e 6 në një ndeshje zyrtare, diçka e papranueshme në rregulloret ekzistuese, pasi e kishte interpretuar gabim një udhëzim të Federatës Italiane që i referohej periudhës së 3 zëvendësimeve, para pandemisë. Edhe lojtarët në fushë në ato momente ia kujtuan një gjë të tillë, por gabimi ishte bërë tashmë.
Tifozët në kor kërkuan largimin e tij dhe klubi ia plotësoi dëshirën, duke i dhënë duart një personazhi që e kishte nisur keq që në ditët e tij të para në vitin 2017. Asokohe, në një turne në SHBA, skuadra mbeti dy here për disa orë e bllokuar në aeroport dhe lojtarët në rrjetet sociale kërkuan kthimin e menaxherit të vjetër. Gabim që Roma e kuptoi me shumë vonesë… /vipsport.al/
more recommended stories
Kasano: Kampionati italian nuk është më në lartësinë e të tjerëve, në Champions e ka mbërritur francezi
Antonio Kasano është i bindur se.
Serxhio Ramos-Real Madrid, tani në Spanjë shohin më afër rinovimin e kapitenit
Lamtumira e Serxhio Ramos nga radhët.
Rinovim “me detyrim” i Mançester Junajtid me Kavanin, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë
Edinson Kavani shpresonte që largimi nga.
Gjak nga hundët që nuk ndalej, Kuman braktis konferencën për shtyp
Ronald Kuman është detyruar sot të.
Leave a Comment