Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Pioli i tërheq veshin Ibrahimoviç: I kuqi bëri diferencën, por si kampion që është na kërkoi falje

Humbja në derbi djeg, e aq më shumë kur vjen në një ndeshje me eliminim direkt. Për këtë është i ndërgjegjshëm Stefano Pioli i cili ndoshta për herë të parë ka kritikuat Zlatan Ibrahimoviç që nuk arriti të menaxhonte veten në sfidën ndaj Interit, duke dale me karton të kuq nga fusha e lojës.

“Të vjen keq që u eliminuam pasi ishte një turne që kishim dëshirë t’i shkonim deri në fund. Fakti që mbetëm në inferioritet numerik na komplikoi situatën. Zënka ndikoi, pasi solli kartonin e parë të verdhë dhe pastaj e dyta solli përjashtimin. Janë të rritur dhe të vaksinuar dhe nëse kanë thënë gjëra në fushë, duhet t’i harrojnë dhe të mendojnë për ndeshjen e radhës.

Me 10 lojtarë u bë gjithçka më e vështirë dhe ndoshta u treguam pak edhe të padjallëzuar te faulli që shkaktoi penalltinë. Por kam marrë përgjigje të rëndësishme nga skuadra që vinte nga një humbje e rëndë. Diferencën e bëri fakti që mbetëm në inferioritet numeric. Në 11 kundër 11, ishte një ndeshje e hapur dhe ne ishim në avantazh. Sot u treguam një skuadër bujare, Ibrës i iku pak situata nga kontrolli dhe mund ta ndalonte pak vrullin. Por janë gjëra që ndodhin. Si kampion që është, na kërkoi falje”. tregoi Pioli. /vipsport.al/