

Ballshiotët duan që të kenë një ekip më të fortë në pjesën e dytë të merkatos. Bylisi ka qenë tepër aktiv në merkaton e janarit, ku deri tani ka afruar plot 5 futbollistë, të cilët janë prezantuar zyrtarisht ditën e sotme, në prezencën e presidentit të skuadrës Besnik Kapllanaj.
Fjala është për sulmuesin e ardhur me shumë bujë në kampionatin tonë dhe në Ballsh, serbin që ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit, apo dhe Istanbulspor në Turqi, Nemanja Kojiç.
Apo edhe lojtarët e tjerë si; Loran Qintanilha, Renato Spahiu, Kreshnik Nebihu si dhe Lionel Samba.
Lajmin e ka dhënë edhe klubi mallakastriot në postimin që ka bërë pak minuta më parë në faqen zyrtare, ku presidenti Besnik Kapllanaj prezanton edhe afrimet e merkatos, ndërsa në Ballsh pritet që të ketë të paktën edhe dy përforcime të tjera deri në mbylljen e merkatos së janarit.
Bylisi synon që të jetë shumë më i fortë në pjesën e mbetur të garës në Superiore, ku ballshiotët duan që sa më parë të largohen nga zona e mbijetesës…
Ja postimi në FK BYLIS në faqen zyrtare pasditen e sotme…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment