Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

PERSONAZHI/ Vladimir Skura, ylli i futbollit kuçovar që la gjurmë me Partizanin dhe Kombëtaren

Naftëtari i Kuçovës, në kujtesën e brezave të ndryshëm do të mbetet gjithnjë skuadra më simpatike. Shpaloste një futboll teknik dhe plot fantazi. Në vite e dekada në formacionin e këtij ekipi janë dalluar emra të tillë si: Sh.Sulejmani, P.Valle, I. Hoxha, V.Skuro, K.Haxhiaj B.Xheka, S.Vasili, F.Ismaili, B. Sulejmani, A. Meta, A.Koçi, B.Fraholli, Agim Prifti, D. Dume, B. Duli, G. Gega, R.Gega, M. Koroveshi, D. Hoxha, V. Piperoni, M. Halilaj etj. Në rreshtin e këtyre yjeve të padiskutueshëm që i dhanë emër e lavdi futbollit kuçovar është padiskutim edhe sulmuesi Vladimir Skura. Naftëtari ka qenë që herët pjesë edhe e futbollit elitar shqiptar, pavarësisht faktit se, gjatë më shumë se tre dekadave të fundit, ka luajtur më shumë në ligën inferiore, megjithatë përsëri mbetet një qytet që e dashuron me fuqinë e shpirtit këtë lojë magjike dhe ka dhënë krahas skuadrave të tjera, kontributet e veta të spikatura.

Zbulimi

Të bëheshe dikur pjesë e skuadrës së të rriturve të Naftëtarit ishte vërtetë një gjë sa e bukur, po aq dhe e vështirë. Në punën individuale çdo futbollist i duhej pikësëpari të bindte trajnerët dhe të reflektonte në stërvitje e ndeshje talent të madh. Vladimir Skura, sfidën për t’u bërë futbollist e vlerësoi që në embrion dhe deri në debutim emocionet e para do t’i përballonte me përulësi. Padiskutim me pasionin shembullor që i duhej për të ecur shpejt. Më shpejt ndoshta nga sa shkon cikli i afirmimit të një futbollisti. Themi kështu sespse “stacionet” e karrierës për më shumë se një dekadë e gjysëm të mjeshtrit Skura, nisur te Naftëtari i vendlindjes, janë edhe Partizani i famshëm i viteve ’80-të, Tomori, apo prezantimi dinjitoz që Skuro ka bërë dhe në ekipet Kombëtare, vecanërisht në ekipin Shpresa U-21, ku mbahet mend ai gol i shkëlqyer në barazimin 2-2 ndaj Francës dhe plot takime të tjera.

Debutimi

Debutimin në Kategorinë Superiore Vladimir Skuro, ose Ladi sic e thërisnin të gjthë me respekt, e ka bërë në një ndeshje ndaj Besës së Kavajës. Ka qenë viti 1974. Do të përjetonte emocione të vecanta sepse Kavaja e kësaj periudhe, kishte një stil të këndshëm e shumë joshës futbolli sic e “fotokopjonte” me detaje edhe skuadra kucovare. Ja përse Skura do të lumturohej që krahas debutimit pozitiv, me aftësi e talent ai do të ngjiste shkallët e karrierës, duke u evidentuar si një sulmues me cilësi të shkëlqyera që kryente veprime spektakolare me topin. Mbi të gjitha kishte aftësinë të bënte me thjeshtësi por plot profesionalizëm rolin e golashënuesit. Në sa e sa ndeshje tifozët e thërrisnin në kor emrin e tij. U jepte aq shumë gëzim për golat e fitoret e skuadrës dhe ngrenteentuziazmin e tyre jo vetëm në stadiumin e “Naftëtarit” ku të gjitha skuadrat e kishin tepër të vështirë të fitonin ndaj Naftëtarit, por edhe në plot qytete të tjera ku nëpër ndeshjet dinjitoze e golat po të tillë, Skuro ka marë duartrokitje dhe admirimin e fansave.  Taktikisht me nje intelekt e fantazi te perkryer ku situatat i zgjidhte në mënyrën më të drejtë e shumë rezultative. Skura rol kryesor ka patur në fushë si qendërsulmues. Por për nevoja të skuadrës ka luajtur dhe në role të tjera duke kryer me sukses. Te Naftëtari golëshënues symbol për më tepër se një dekadë. Taktikisht Skura mbetet një sulmues me intelekt e fantazi të përkryer ku situatat i zgjidhte në mënyrën më të drejtë e shumë rezultative.

Golat

Jo vetëm pse Skuro kishte një fizik brilant, por fakti se dallonte për shpejtësinë e shkathtësinë e mbi të gjitha për teknikën e lartë të përdorimit të topit dhe aftësinë për finalizimin e aksioneve e bënë Vladimir Skuran qendërsulmues brilant duke u shndrruar në lojtar simbol te Naftëtari. Duhet theksuar se realizimi i golave prej tij kishte një “kolor” të bukur interpretimesh, ku vec finalizimit të golave me të dyja këmbët, brenda zonës apo jashtë saj, me kokë apo me inkursione personale , me goditje standarte ku paraqiste një model të vecantë, për Skuron , me tepër se cdo gjë i pëlqente e tmerronte portjerët kundërshtarë me driblimet e tij fantastike. Çfarë dallohej tjetër Vladimir Skura? Padyshim përgatija fizike. Starti super nga vend dhe si sprintier “rrufe”. Në përgatitjen e pergjithshme e speciale ishte vërtetë qendërsulmues special. Në përgatitjen teknike mëse virtuoz. Shkëlqente madje me atë dominim driblimesh pa as më të voglin sforcim të kundërshtarëve. Zotëronte klas në çdo komponent edhe nga përdorimi mjeshtrisht i të dy këmbëve qoftë në pasime, qoftë në stilin individuale që kishte. Skuro mund të konsiderohet një servirës i saktë pasimesh për shënime golash nga shokët që kishte në krahë.

Dy përvoja me Partizanin

E para është në sezonin 1977-78. E kishin pikasur si futbollist të talentuar dhe Partizani nuk e huimbi rastin ta mobilizonte si ushtar. “Rekruti” kuçovar solli në futollin e kësaj skuadre freski e gjallëri dhe i vlejti majft prania, stërvitja e luajtja në këtë ekip potencial, krahas me emrat e mëdhenj duke përfituar shumë e rritur dukshëm të gjithë parametrat sportivë dhe sjellë risi të tjera të këndshme te skuadra e kuqe. Pas shërbimit ushtarak do të rikthehej në Kuçovë, ku gjeti një ekip vërtetë të mirë dhe nisi të luaje një rol të rëndësishëm në përfaqësimet pozitive të Naftëtarit të kësaj periudhe. Por sërish Partizani do të ja kishte nevojën dhe për tre sezone të tjera nga 1982-1985 Skuro e riveshi përsëri fanellën e kuqe. Kjo përvojë e dytë që zgjati diçka më tepër, natyrisht këtë herë qe shumë më ndryshe,pasi jo vetëm u bë titular i padiskutueshëm por mjeshtria e lojës dhe e golave të tij, u skalit në memorie krahas mjaft personazheve të shquar të kësaj skuadre. Madje duke mbetur i paharruar edhe sot…

Karriera ndërkombëtare

Ëndrrën e madhe për të veshur fanelën kuqezi, Vladimir Skura e përmbushi fillimisht në vitin 1976 . I grumbulluar për herë të parë në ekipin përfaqësues “Shpresa”. Luheshin ndeshjet për kampionatin ballkanik ne Greqi. Krahas Petrit Dibrës, Shyqyri Ballgjinit, etj. ndonëse Skura ishte pak më i vogël në moshë se lojtarët e tjerë, ai dëshmoi talentin, por njëkohësisht prioritetin për të ardhmen. Do të ishte një stopim jo sportiv, fenomeni që iu servir. Fatkeqesisht, edhe nga xhelozitë e ambientit që e rrethonte, Skura ndjeu goditjen e atij sistemi të shkuar që për një problem qesharak biografik teksa nisën ta shihnin ndryshe. Përtej kësaj “fatkeqësi” tjeter tërësisht sportive që frenoi shpërthimin e sulmuesit ishte se pikërisht në moshën më të mirë të tij, të gjitha ekipet kombetare u dënuan 4 (katër) vjet nga UEFA, për mos prezencë në të tyre në aktivitetet ndërkombëtare. Por “akulli” u thye në vitin 1979-80 , ku luajtën me kombëtaren “Shpresa” të Frances në stadiumin “Qemal Stafa” takim që përfundoi 2 -2 . Skura ishte personazh në këtë ndeshje dhe sëbashku me Dashnor Bajazitin e Besës ishin dy futbollistët që shënuan edhe golat e këtij takimi të paharruar për  mbresat e mëdha që dhuroi. Ishin cilësitë që e karakterizonin Vladimir Skura nga viti 1980 – 83 që e bënë anëtar të rregullt në çdo grumbullim të ekipit kombëtar Shpresa, edhe pse nga trainerët problemi i aktivizimit shihej nën konceptimin aspak normal duke e kosnideruar sulmues që vinte nga…një ekip provincial. Përtej kësaj Skura e “vrau” me thjeshtësinë e sjelljen shembullore të tij  mediokritetin e krijuar artificialisht. Në një ndeshje tjetër me kombëtaren “Shpresa” ne Turqi, u bë sërish protagonist duke dhuruar një prej paraqitjeve më të bukura te karrierës së tij.

Ndarja nga futbolli i luajtur

Nuk qe e thjeshtë. Por kjo ditë për Ladin, edhe për shkak të një trauma që kishte kaluar, iu afrua kundër dëshirës së tij. Do të “varte këpucët në gozhdë” në vitin 1988. Por jo për t’i thënë lamtumirë futbollit. Kjo sepse menjëherë Skura që, e njihte këtë lojë në “pëllbë të gishterinjëve”, nuk e ka zgjatur të integrohet e të vazhdojë karrierën sportive si trainer moshash. I pëlqentë të përkundte ëndrrën e talenteve të futbollit kuçovar e vijimësinë e traditës së mrekullueshme që ka fidanishtja produktive e këtij qyteti. Pas disa vitesh angazhim serioz Skura, si shumë shqiptarë të tjerë, kjo edhe për arsye të një jetë më të mirë, zgjodhi  të emigrojë drejt shtetit fqinjë helen ku jeton edhe sot. Ndonëse u bë një kohë e gjatë prej mbi tre dekadash që është ndarë nga futbolli i luajtur Vladimr Skura i përket atij brezi futbollistësh jo vetëm në Kuçovë, te Partizani e Tomori, por edhe në futbollin tonë Kombëtar, që mund të konsiderohet në “yll” e madje legjendë për kontributet e dhëna prandaj dhe në kujtesën e çdokujt mbetet aq i nderuar e respektuar nga komuniteti i madh futbolldashës shqiptar dhe jo vetëm.

Skeda: VLADIMIR SKURA

Datlindja: 19.04.1958

Debutim:  Pa mbushur 17 vjec më 1974 (Besa – Naftëtari)

Goli i parë: Ndaj Lokomotivës së Durrësit në Kucovë (mars 1975)

Kariera si futbollist: 1974-1988

Ekipet ku ka luajtur: Naftëtari ( 8 vite), Partizani (3), Tomori (2)

Gola të shënuar: 61 (Gjithashtu është një e vërtetë që duhet theksuar se që nga 78-79-ta deri në 82, pra vetem për 4 vjet ka shënuar rreth 40 gola).

Aktivizimet ndërkombëtare: Me ekipin Shpresa U-21 nga 1976-1980, me ekipin Kombëtar A 1980-1983

 

Nga Erjon Saliu