Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)

Përralla e bukur e Leisterit të disa viteve më parë mund të përsëritet në këtë sezon në Premier Ligë, edhe pse pakkush e mendonte të mundur në fillim të këtij sezoni. Skuadra e Brendan Roxhers, sot ka mundur 2-0 Çelsin me një provë force dhe e sheh veten e vetme në krye që në ndeshjet e para të javës së 18 të kampionatit.

“Dhelprat” çuan ndeshjen në rrjedhën e tyre që në minutat e parë pasi Ndidi çoi topin në rrjetë kur regjistrohej minuta e 6 e sfidës. Çelsi u provua të reagonte, por ishin përsëri lojtarët e Leister ata që gjetën rrjetën, këtë here me Medison i cili para fundit të pjesës së parë shënoi golin e 2-0.

Lampard provoi gjithçcka për gjithçka dhe hodhi në fushë edhe Zijeh dhe Verner, dy lojtarë të cilët kishin zhgënjyer në ndeshjet e mëparshme. Gjermani dërgoi topin në rrjetë pak minuta para fundit të sfidës, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Kështu, ndeshja u mbyll 2-0 për Leisterin që u ngjit në vendin e parë, me 1 pikë më shumë se Mançester Junajtid dhe 3 më shumë se Mançester Siti. /vipsport.al/