

Aleksandre Pato është gati të bëjë një kthim të bujshëm në Serinë A, me fanellën e Milanit, ku ai disa vite më parë u bë një nga emrat më të lakuar të futbollit botëror. Edhe pse karriera e sulmuesit nuk shkoi ashtu sic pritnin të gjithë, ai është i bindur se në moshën 31-vjeçare ka ende shumë pët ë dhënë, mundësisht përsëri te kuqezinjtë.
Pato tashmë është një futbollist i lirë pasi u shkëput nga Sao Paolo dhe hipoteza e Serisë A e tërheq shumë, siç e pranoi ai vetë. “Kam dëgjuar që ka klube në Serinë A të interesuara për mua dhe dua të them se në moshën 31-vjeçare kërkoj një projekt që të më pëlqejë dhe jo një kontratë për llogarinë bankare. Mendoj se mund të luaj përsëri në nivelin e Serisë A, fiziku im është në rregull dhe kokën e kam më ndryshe nga atëherë kur më keni njohur”, ishin fjalët e tij për mediat italiane.
“A e pranoj një rol si zëvendësuesi i Ibrahimoviç? Them se po, çfarë problemi ka? Do të më mjaftonin 2-3 ndeshje për të bindur trajnerin. Ndoshta mund të luajmë bashkë. Nëse do, Pioli mund të më thërrasë”, deklaroi lojtari, emri i të cilit në fakt ka qarkulluar kohët e fundit si një opsion për Fiorentinën. /vipsport.al/
more recommended stories
Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin
Joakim Lëv ka detyrën e vështirë.
Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë
Një nga blerjet më të bujshme.
Probleme për Milanin, Ibra mungon për tre javë dhe humbet sfidën me Junajtid. Edhe fantazisti turk i dëmtuar
Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin.
Nesër kundër ekipit të Ismajlit, Pirlo: Nuk i kishim parashikuar të gjitha dëmtimet, djemtë besojnë
Juventus do të rikthehet në fushë.
Leave a Comment