

Merkato e bllokuar në verë pengoi kthimin e Glendi Micit në kampionatin shqiptar. Mbrojtësi kishte një akord parimor me Partizanin, ku do të vihej përsëri nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja me të cilin kishet kaluar vitet më të rëndësishme të karrierës në radhët e Skënderbeut. Lojtari zgjodhi Prishtinën në Kosovë, por kjo nuk do të thotë se rrugët e tij me Partizanin nuk do të takohen përsëri.
Bisedat mes palëve kanë vazhduar, ndërsa kohët e fundit është përfolur se ai do t’i jepte lamtumirën kryeqytetit të Kosovës për t’iu bashkuar të kuqve. Por një gjë e tillë me sa duket nuk do të bëhet realitet në merkaton e janarit. Sipas RTSH, klubi i kuq nuk ka ndër mend të shpenzojë për të prishur marrëveshjen e futbollistit me Prishtinën, edhe për faktin se në këtë edicion Hakaj ka treguar se është në lartësinë e duhur dhe nuk ka ngut për të bërë përforcim të tillë.
Diskutim ndryshë është ai i verës. Atëherë Mici do të jetë lojtar i lirë, pasi i përfundon marrëveshja njëvjeçare që ka firmosur me Prishtinën. Partizani dhe lojtari kanë lënë një takim për të diskutuar atëherë për të ardhmen dhe nëse gjejnë gjuhën e përbashkët, do të konkretizojnë një vit me vonesë një marrëveshje që nisi në verën e kaluar. /vipsport.al/
more recommended stories
Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës
Ali Mema, një nga legjendat e.
VIDEO / Balaj me asist shpëton Shturmin, por kreu largohet gjithnjë e më shumë
Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e.
IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Kategoria e Parë, B/ Egnatia nuk e diskuton Turbinën dhe afrohet me Superioren, Flamurtari për notën 4
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Leave a Comment