

Dionis Çikani është lojtari më i ri i Drenicës. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi kosovar, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi vjen si huazim nga Partizani, ndërsa të dy klubet kanë gjetur mirëkuptimin dhe Çikani më parë ka luajtur me skuadrën B të Tiranës, i federuar në ekipin e parë, por edhe te Besa.
Dionis Çikani është një lojtar me perspektivë, ndërsa trajneri i Drenicës, Bledar Devolli që e njeh në “pëllëmbë të dorës” futbollin shqiptar, duket se e sheh si një huazim me vlera për skuadrën e tij.
Drenica ka ndryshuar për mirë në lojëra dhe rezultate me Devollin në stol, ndonëse ka pasur oshilacione në pjesën e parë të garës dhe synimi është që skuadra kosovare të zërë një vend në “mesin e artë” të tabelës së renditjes në Kosovë…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pioli i tërheq veshin Ibrahimoviç: I kuqi bëri diferencën, por si kampion që është na kërkoi falje
Humbja në derbi djeg, e aq.
Tirana e gjen “jashtë familjes”, pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri
Klubi i Tiranës nuk ka vonuar.
Broja i jep lamtumirën Lampard: Faleminderit që bëre ëndrrën time realitet
FranK Lamprd do të mbetet gjithmonë.
Leave a Comment